“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

1.Dije se dhjetë faktor e anulojnë Islamin e personit

Autor: Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Libri: ”Sherh Nauakidh-il-Islam” (Shpjegimi i anuluesve të Islamit) fq. 5-8

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdiu-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

Dije se dhjetë faktor e anulojnë Islamin e personit

I pari: Adhurimi i dedikuar dikujt tjetër pos Allahut (te ala).

Allahu (te ala) ka thënë:

”Vërtet që Allahu nuk e fal (mëkatin e) të vënit ortak Atij, por mëkatet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojëi. Ai që i bën ortak Allahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” 4:116

”Atij që i bën ortak Allahut, Allahu ia ka ndaluar atij xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.” 5:72

Shembull i kësaj është prerja kurban në emër të dikujt tjetër pos Allahut, për shembull, prerja kurban në emër të xhinëve dhe të varreve.

I dyti: Kushdo që vë ndërmjetësues mes vetvetes dhe Allahut, u lutet atyre, kërkon prej tyre dhe u mbështetet atyre ka bërë kufër (ka dalë nga Islami) sipas konsensusit (të dijetarëve).

I treti: Ai që nuk i konsideron kufarë idhujtarët ose dyshon në mosbesimin e tyre ose e konsideron fenë e tyre të jetë e saktë është kafir.1

I katërti: Ai që beson se ka një udhëzim tjetër dhe një gjykim tjetër që është më i mirë se udhëzimi dhe gjykimi i të dërguarit ﷺ është kafir. Shembull i kësaj është ai që preferon ligjet e ligjësuara nga njerëzit në vend të gjykimit të profetit ﷺ.

I pesti: Ai që urren diçka nga ajo që i dërguari ﷺ ka kumtuar është kafir edhe nëse vepron me të.

I gjashti: Ai që tallet me diçka nga feja e të dërguarit ﷺ ose me shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut është kafir. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

“Nëse i pyet përse tallen, ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë pasi patët besuar.” 9:65-66

I shtati: Magjia. Kjo përfshinë si llojin e magjisë që e largon njeriun nga njeriu apo e tërheqë atë (që ta dojë). Ai që e praktikon atë ose pajtohet me të është kafir. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

”Po Sulejmani nuk bëri kufër, shejtanët bënë kufër sepse u mësonin njerëzve magjinë. Ndoqën çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt magjinë para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!” 2:102

I teti: Të ndihmosh dhe të mbështesësh idhujtarët kundër muslimanëve. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

”E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtet Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqar.” 5:51

I nënti: Ai që beson se lejohet braktisja e legjislacionit (sheriatit) të Muhammedit ﷺ, sikurse iu lejua Khidhrit të mos pasonte legjislacionin (sheriatin) e Musait ﷺ, personi i tillë është kafir.

I dhjeti: T’ia kthesh shpinën fesë së Allahut (te ala), kështu që as të mos e mësosh atë apo të mos veprosh me të. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (te ala):

”E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet dhe pastaj ua kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.” 32:22

Nuk ka dallim në mes të këtyre faktorëve nëse ato kryhen duke u tallur apo seriozisht apo nga frika. I vetmi përjashtim është detyrimi me dhunë. Këto janë të gjitha shumë të rënda sikurse ato që të gjitha ndodhin shumë shpesh. Muslimani duhet të ketë kujdes prej tyre dhe të ketë frikë nga rënia në to. Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga ajo që shkakton zemërimin e Tij dhe dënimin e Tij të dhimbshëm. Dhe selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin.

Shpjegimi

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Dije – Mëso dhe kuptoje. Fjalët fillojnë me shprehje të ngjashme kur bëhet fjalë për diçka të rëndësishme në mënyrë që të fokusohesh në atë që shtjellohet në vijim.

Dhjetë faktorë që e anulojnë Islamin e personit – Faktorët anulues janë faktorë shfuqizues. Shembuj të këtyre janë faktorët që e anulojnë abdesin. Një emër tjetër është ”faktorët blasfemues të Islamit” ose ”Shkaqet e daljes nga Islami”.

Njohja e këtyre faktorëve është jashtëzakonisht e rëndësishme për një musliman në mënyrë që ai t’i shmanget atyre dhe të qëndrojë larg prej tyre. Nëse muslimani nuk ka njohuri për to ekziston rreziku që ai të bjer në ndonjë prej tyre. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kesh njohuri për to menjëherë sepse këto janë faktorë që e anulojnë Islamin e personit. Njohja e faktorëve që të nxjerrin nga Islami janë shumë të rëndësishme.

Dalja nga Islami është braktisja e Islamit. Allahu (te ala) ka thënë:

”Mos u ktheni mbrapa sepse atëherë ktheheni të dëshpëruar.” 5:21

”E nëse dikush prej jush zmbrapset nga feja e tij dhe vdes si kafir, veprat e mira tij do të humbasin në këtë dhe në botën tjetër, dhe do të jetë prej banorëve të zjarrit. Aty do të banojnë përgjithmonë.” 2:217

Ky është një paralajmërim i rreptë nga Allahu për besimtarët:

”E nëse dikush prej jush…” o besimtarë 

”…zmbrapset nga feja e tij dhe vdes si kafir…”, pa u penduar dhe pa u kthyer në Islam,

”veprat e mira të tij do të humbasin.” Do të thotë ato shkojnë huq.

”Nuk ka dyshim se ata që u kthyen në mosbesim pasi që u është sqaruar udhëzimi, shejtani ua ka zbukuruar atyre shpresat e tyre të rreme.” 47:25

”O besimtarë! Nëse ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me të vërtetë Allahu do të sjell një popull që Ai i do dhe ata e duan Atë, të cilët janë të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj mohuesve.” 5:54

Të dalësh nga besimi do të thotë ta braktisësh atë.

Në këto ajete hasim një paralajmërim ndaj daljes nga feja. Ndërsa lidhur me hadithet, profeti ﷺ ka thënë:

”Gjaku i muslimanit lejohet që të merret vetëm në tri raste; kurorëshkelësi i martuar, vrasësi, ai që e lë fenë dhe ndahet nga xhemati.” Bukhari (6878) dhe Muslimi (1676) nga Abdullah bin Mesudi.

”Mbyteni atë që e ndërron fenë e tij.” Bukhari (4/75), Ebu Daudi (2/440), Tirmidhi (6/243) dhe Ahmedi (1/282).

Ruajtja e besimit si dhe ruajtja e pesë nevojave për ruajtjen e të cilave Islami ka urdhëruar.

Është shumë e rëndësishme për t’i studiuar këto faktorë anulues. Dijetarët kanë shkruar libra mbi këtë temë dhe i kanë lënë vend një kapitulli të veçantë në librat e fikhut. Ajo quhet ”Hukm-ul-Murted” [Gjykimet e daljes nga feja]. Të gjitha librat e fikhuht e kanë këtë kapitull pavarësisht nëse libri është i madh apo i vogël. Ata thonë se blasfemues është ai që blasfemon pasi që ishte në Islam. Kjo blasfemi mund të bëhet për disa shkaqe:

Për shkak të bindjes në zemër.

Për shkak të dyshimeve në disa çështje të fesë.

Për shkak të ndonjë vepre, si p.sh. t’i biesh në sexhde dikujt tjetër pos Allahut.

Për shkak të therjes së kurbanit në emër të dikujt tjetër pos Allahut.

Për shkak të zotimit në emër të dikujt tjetër pos Allahut.

Ai që kryen këto veprime ka blasfemuar (ka dalë nga feja). Një tjetër faktor anulues është të fyesh Allahun, të dërguarin e Tij ﷺ dhe Islamin:

“Nëse i pyet përse tallen, ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë pasi patët besuar.” 9:65-66

Blasfemia ndodh nëpërmjet fjalëve, veprave, besimit dhe dyshimit në ndonjë çështje të besimit. Dyshimi nënkupton pasiguria mes dy çështjeve. Shembull i kësaj është dyshimi në obligimin e namazit dhe zekatit ose në teuhid. Në këtë rast personi blasfemon (del nga feja).

Faktorët anulues janë të shumtë. Në këtë artikull shejkhu (rahimehullah) ka përmendur më të rëndësishmet dhe më të mëdhatë. Përndryshe ato janë të shumta. Ju mund t’i gjeni ato në librat e fikhut tek kapitulli ”Hukm-ul-Murted”. Për më tepër shejkh Abdullah bin Muhammed (rahimehumullah) e ka një libër me emrin ”El-Kelimat en-Nafi’ah fil-Mukaffirat el-Uakiah”. Ajo është përfshirë në librin ”Ed-Durar Es-Sunnijjeh”. Sot kur injoranca është përhapur dhe feja është më e huaj se kurrë vijnë disa njerëz që i atribuohen dijes dhe thonë:

”Mos bëni tekfir mbi muslimanët. Mjafton t’i atribuohesh Islamit. Mjafton që ai të thotë ”unë jam musliman” edhe në qoftë se ai vepron këtë dhe atë, ther kurban në emër të dikujt tjetër pos Allahut dhe e fyen Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ. Mos bëni tekfir mbi të përderisa ai thotë se është musliman.”

Sipas kësaj bëhen musliman edhe Batinitë, Keramitë, Kuburijjunët [adhuruesit e varreve], Rafidat (Shiat), Kadijanitë dhe të gjithë ata që i atribuohen Islamit. Ata thonë:

”Mos bëni tekfir mbi dikë pa marrë parasysh se çfarë ata bëjnë apo besojnë. Mos i përçani muslimanët.”

Subhan Allah! Ne nuk po i përçajmë muslimanët por në të vërtetë këta njerëz nuk janë muslimanë. Ata kanë rënë në faktorët që anulojnë Islamin dhe kështu kanë dalë nga Islami. Shprehja ”Mos i përçani muslimanët” është një fjalë e vërtetë me një qëllim të kotë.

Kur disa arabë bënë mosbesim dhe blasfemuan pas vdekjes së profetit ﷺ, sahabët (radijAllahu anhum) luftuan kundër tyre. Ata nuk thanë:

”Mos i përçani muslimanët.”

Kjo është për shkak se ata nuk ishin muslimanë përderisa ata ishin renegat. Kjo është më e keqe se sa të thuhet se një kafir është musliman. Përfundimisht ju do ta shihni se i përket faktorëve anulues mos bërja tekfir mbi një kafir dhe dyshimi në mosbesimin e tij. Ai që nuk bënë tekfir mbi një kafir2 ose dyshon në mosbesimin e tij është kafir sikurse ai. Pastaj vijnë këta njerëz dhe të thonë:

”Mos bëni tekfir mbi dikë pa marrë parasysh se çfarë bëjnë ata përderisa ata thonë ”La ilahe ilAllah”. Vërsuluni ateistëve në vend të atyre që i atribuohen Islamit.”

Por këta njerëz janë më të rrezikshëm se ateistët. Ateistët nuk pretendojnë se janë muslimanë. Ateistët nuk pretendojnë se janë të formuluar në Islam. Sa për këta njerëz këta i mashtrojnë njerëzit dhe thonë se mosbesimi është Islami. Prandaj këta njerëz janë më të rrezikshëm se ateistët. Blasfemia është më e keqe se sa ateizmi – dhe mbrojtja kërkohet prej Allahut.

Ne duhet ta dimë se si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj këtyre çështjeve, shih dallimin në mes tyre dhe t’i sqarojmë ato. Sot ka nga ata që shkruajnë libra, shkrime, kritikojnë, japin ligjërata dhe thonë:

”Mos bëni tekfir mbi muslimanët!”

Po, ne bëjmë tekfir mbi ata që e kanë braktisur Islamin ndërsa lidhur me muslimanët nuk lejohet bërja tekfir mbi ta.


1, 2, Shih: https://www.perlatmuslimane.com/tekfiri-pergjithshem-nuk-nenkupton-tekfirin-specifik/

Shpërndaje: