Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 68-70
Përktheu: Valdet Gashi
3 – Muhamed Surur duhet të respektojë dijetarët Selefi dhe pushtetarët muslimanë. Herë pas here ai i sulmon këta në Arabinë Saudite, i akuzon ata për çdo gjë të vogël, dhe i fyen ata në një mënyrë që një musliman nuk e thotë për vëllain e tij musliman. Fakti që një akuzë është e pavlefshme pa prova, atëherë dëgjo çfarë ai thotë në lidhje me dijetarët më të mirë dhe më të mëdhenj të Arabisë Saudite dhe të tjerët që pajtohen me ta lidhur me metodologjinë e selefëve dhe iu referohen dijetarëve. Ai tha ndërsa ishte mbështetur në kolltukun e tij në vendin e kufrit, siç u shpreh ai kur kategorizoi thirrësat muslimanë:
”Një grup tjetër marrin të ardhura qeveritare dhe lidhin qëndrimet e tyre me qëndrimet e zotërinjve të tyre. Kur zotërinjtë do të marrin ndihmë nga amerikanët, atëherë skllevërit shpejt mbledhin argumentet dhe e lejojnë këtë veprim, ndërsa qortojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Kur zotërinjtë nuk pajtohen me Iranin, atëherë skllevërit shpejtë përmendin neveritë e Rafidave, metodologjinë e devijuar dhe armiqësinë e tyre ndaj Ehl-us-Sunnetit. Dhe kur mosmarrëveshja të ketë përfunduar, atëherë skllevërit heshtin dhe ndalen nga shpërndarja e librave që ata kanë marrë. Ky grup gënjejnë, spiunojnë, marrin vendime dhe bëjnë çdo gjë që zotërinjtë e tyre i urdhërojnë. Këta njerëz janë të pakët, elhamduliLah. Ata pa qenë kompetent, fshehurazi janë futur në davet dhe në veprimtarinë Islame. Ata janë zbuluar edhe pse kanë mjekra të gjata dhe veshje të shkurtra dhe pretendojnë se e mbrojnë sunnetin. Ky grup nuk e dëmtojnë davetin Islam. Hipokrizia është e vjetër. Vëllezër! Mos u mashtroni nga pamja e dukshme. Kjo shoqëri e dijetarëve është formuar nga njerëz zullumqarë. Detyra e shejkhut fisnik është sikurse detyra e shefit të policisë.” 1
A e shihni se çfarë shkruan Muhamed Surur në lidhje me dijetarët më të mirë në botë dhe pushtetarët e Arabisë Saudite? Njerëz që në fakt çdo person duhet t’i do, t’i vlerësojë dhe respektojë. Këtu ai i akuzon ata për hipokrizi, kur ai i krahason ata me hipokritët të cilët jetonin në kohën e profetit ﷺ që u demaskuan nga Kurani. Gjithashtu, ai i akuzoi dijetarët lidhur me atë që shkruan në ajetin:
اتَّخَذُواْ أَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِّن دُونِ اللّهِ
”Ata i konsideruan ”ahbarët” (priftër jehudi) të tyre, ”ruhbanët” (murgjit e krishterë) të tyre për zota pos Allahut.” 2
Çfarë terrorizmi ideologjik është më i keq se sa ky në raport me një person i cili është injorant lidhur me dijen dhe dijetarët, lidhur me dallimin në mes besimtarëve dhe hipokritëve, monoteistëve dhe idhujtarëve?
Çfarë keqdashje ndaj besimtarëve është më e madhe se ajo që e klloçit Muhamed Sururi?
Çfarë urrejtje dhe zilie është më e madhe sesa ato që lexuat kundër njerëzve që bartin këtë sheriat?
Njeriu prapa këtyre fjalëve të rreme dhe të padrejta përfshihet nga fjalët e Allahut (tebareke ue te ala):
وَالَّذِينَ يُؤْذُونَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ بِغَيْرِ مَا اكْتَسَبُوا فَقَدِ احْتَمَلُوا بُهْتَانًا وَإِثْمًا مُّبِينًا
”E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh.” 3
Ai përfshihet edhe nga fjalët e Zotit (Azze ue Xhel) që janë transmetuar nga profeti ﷺ:
”Ai që ushqen armiqësi ndaj robit Tim besimtar dhe të devotshëm është në luftë me Mua.”
Si dhe fjalët e profetit ﷺ:
”Kushdo që e nënçmon një pushtetarë nënçmohet nga Allahu.” 4
Në një transmetim tjetër thuhet:
”Kushdo që nënçmon pushtetarët e Allahut në tokë nënçmohet nga Allahu.”
1 Revista ”es-Sunneh”, Edicioni 23, Dhul-Hixheh 1412, fq. 29-30.
2 9:31.
3 33: 58.
4 Ahmedi nr 20433 dhe Tirmidhi nr 2225, i cili ka thënë se hadithi është i mirë dhe i huaj. Autentik sipas el-Albanit në ”Sahih Sunen et-Tirmidhi nr 2224″.