Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/347)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
69 – Hedhësit e shtizave në xhami
454 – Abdul-Aziz bin Abdil-lah na tregoi: Ibrahim bin Sad na tregoi, nga Salihu, nga Ibn Shihabi: Urueh bin ez-Zubejr më tregoi se Aishah ka thënë:
“E pashë të dërguarin ﷺ duke qëndruar në derën e dhomës time, ndërsa abisinët ushtronin në xhami. I dërguari i Allahut ﷺ më mbuloi me pjesën e epërme të tij, ndërsa unë shikoja ushtrimin e tyre.”
Hadithi dëshmon se gruas i lejohet që të shikoj një burrë. Dëshmia është se Aishah (radijAllahu anha) i shikonte ata, ndërsa profeti ﷺ e mbulonte atë me pjesën e epërme të trupit të tij. Megjithatë, shikimi nuk duhet të jetë me epsh apo me dëfrim. Në këtë rast, kjo është e ndaluar.
Hadith dëshmon gjithashtu se si profeti ﷺ kujdesej për gratë e tij dhe se ai është njeriu më i mirë ndaj grave. Ai e lejoi atë që ti shikojë ata, ndërsa ai e mbulonte atë.
Hadith dëshmon gjithashtu se është e lejuar për burrin të dal me gruan e tij në një park, përderisa nuk ka diçka të ndaluar aty. Nëse nuk ka diçka të ndaluar në park dhe ata duan të shkojnë aty për t’u çlodhur dhe për të shikuar lojëra të lejuara, kështu që kjo është e padëmshme.