Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Disa të varfër dajnë zekatul-fitrin e një personit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: el-Muntaka (2/315-316)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kur shpërndajmë zekatul-fitr ne shikojmë se sa nevojtar ulen tek tezka dhe e kërkojnë atë. Ne e ndajmë atë në mesin e tyre dhe e shohim se ata nuk e marrin gjithmonë një sa’a të plotë. A është kusht që një person të mos marrë më pak se një sa’a të plotë? A është e lejuar për të të marrë më pak se kaq?

Përgjigje: I dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar që të paguajmë një sa’a elb ose ushqim tjetër për zekatul-fitr. Është e lejuar t’i jepet një sa’a një personi të varfër apo disa personave. Gjëja më e rëndësishme është që personi të paguan një sa’a. Sa për pranuesit, nuk ka të keqe nëse disa njerëz e ndajnë zekatin e një personit.

Shpërndaje: