Imam Ibn Hiban el-Busti
Burimi: Er-Rraudah, fq. 208-213
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ibn Hibban: “Butësia është më e mira edhe atëherë kur ke mundësi të hakmerresh ndaj dikujt.”
Uaki bin Dhamrah: “Butësia (Hilm) është më fisnike se mençuria, sepse Allahu e ka quajtur veten e Tij me këtë Emër (El-Halim).”
Ibn Hiban: “Të vetmit njerëz që Allahu i ka quajtur si të butë në Kuran janë Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili, të cilin ai deshi ta sakrifikonte.”
Ibn Hiban: “Butësia mund të jetë një cilësi e lindur dhe një cilësi e arritur ose që të dyja.”
Ebud Derda (radijAllahu anhu) ka thënë: “Dituria mund të arrihet vetëm me anë të studimeve dhe butësia arrihet vetëm me përpjekje.”
Muhammed bin es-Sa’di ka thënë: “Kur të zemërohesh duhet të shikosh në qiellin mbi ty dhe në tokën nën ty, pastaj të vlerësosh Krijuesin e tyre.”
Ibn Hiban: “Kur i mençuri zemërohet, ai detyrohet të mendojë në butësinë e madhe të Allahut ndaj tij, edhe pse ai vazhdimisht bën mëkate. Kjo gjë e bën njeriun të butë.”
Ibn Hiban: “Dy cilësitë më të mira që mund të kombinohen janë dituria dhe butësia. Më e keqja është nëse dijetari nuk është i butë.”