Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Diskutimi i dijes gjatë tavafit apo sa’it

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Meusu’at ul-Ahkam uel-Fataua esh-Sharijeh, fq.676
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që dy ose më shumë persona të diskutojnë një çështje dije kur ata njëkohësisht janë duke bërë tavaf apo sa’i?

Përgjigje: Diskutimi i çështjeve të dijes gjatë bërjes tavaf ose sa’i lejohet, kjo nuk e anulon tavafin apo sa’in por është shumë më mirë në qoftë se i kushton rëndësi dhikrit. Vërtet tavafi mbaron pas një kohe ndërsa ka raste të tjera për diskutim. Për t’iu përgjigjur me zë të ulët një pyetjeje e cila të shtrohet duke bërë tavaf apo sa’i nuk është problem për derisa pyetjet nuk bëhen të shumta. Prandaj themi: Nuk ka asnjë problem nëse personi i cili pyetet gjatë kohës kur ai bën tavaf t’i thotë pyetësit që të presë derisa ta mbaron tavafin në mënyrë që të përqendrohet në bërjen e dhikrit.

Shpërndaje: