Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dispozita e bërjes dua me xhemat pas namazit farz

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cila është dispozita e bërjes dua me xhemat pas namazit, ditëve normale pa diçka specifike (p.sh.: duaja e shiut etj.)?

Përgjigje: “Dispozita e saj është se ajo është bidat, prandaj është haram, sepse Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

عليكم بسنتي و سنة الخلفاء الراشدين المهديين من بعدي ، و إياكم و محدثات الأمور فإن كل محدثة بدعة و كل بدعة ضلالة

“Kapuni për Sunnetin tim dhe Sunnetin e Hulefave të drejtë e të udhëzuar të cilët do të vinë pas meje. Dhe keni kujdes nga gjërat e shpikura, sepse çdo shpikje është bidat, e çdo bidat është devijim.”

Pra, veprimi i tillë është i ndaluar. Dhe atyre të cilët veprojnë kështu, u themi: “Ne jemi pasues (të Sunnetit) e jo shpikës (të gjërave në fe); atëherë a e bënte këtë veprim Profeti salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij? A e kanë bërë këtë veprim halifët? A e kanë bërë këtë veprim sahabët e tjerë?”

Nuk ka dyshim se përgjigja e tyre do të jetë negative. Prandaj themi se bërja dua me xhemat pas namazeve të obliguara është e ndaluar. Allahu Xhele ue ‘Ala na ka mësuar se çfarë duhet të bëjmë pas namazeve farz. Thotë Allahu në Kuran:

فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلاَةَ فَاذْكُرُواْ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِكُمْ

“Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë.” 4:103

Kjo është çfarë është ligjësuar.

Duanë me të cilët dëshiron të lutesh, është mirë që ta thuash para selamit (në teshehud) d.m.th. para se të largohemi nga Allahu ‘Azze ue Xhel. Sepse përderisa njeriu është në namaz, ai është duke folur me Zotin e vet, dhe kur ti jep selam, atëherë kjo bisedë veçse ka përfunduar. Prandaj, a është më mirë dhe më e udhës që njeriu ti bëjë dua Allahut përderisa është duke biseduar me Të, apo pasi që të largohet nga biseda? Nuk ka dyshim se më e mira është që duaja të bëhet para se të largohet nga biseda e tillë.

Po ashtu i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, na ka mësuar neve duke na thënë që gjatë qëndrimit në teshehud:

ثم ليتخير من الدعاء ما شاء

“Pastaj zgjedh çfarëdo duaje që dëshiron.”

Kështu që, ai salallahu alejhi ue selem ka bërë dua para selamit. Ndërsa pas përfundimit të namazit është koha për bërjen e dhikrit, siç edhe Allahu Te’ala ka thënë:

فَإِذَا قَضَيْتُمُ الصَّلاَةَ فَاذْكُرُواْ اللّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَى جُنُوبِكُمْ

“Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë.” 4:103

Prandaj, nuk është Sunnet bërja dua as pas përfundimit të namazit farz, dhe as pas përfundimit të namazit nafile, qoftë nëse duaja bëhet me xhemat apo vetmas.”

Shpërndaje: