“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dispozita për gruan e cila merret me aktivitete sportive në shtëpi dhe jashtë shtëpisë

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 2/469

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat janë dispozitat e sheriatit që gruaja të merret me aktivitete sportive qoftë në shtëpi ose jashtë shtëpisë?

Përgjigje: Nëse ajo është në shtëpi nuk ka asnjë pengesë në këtë dhe gjithashtu i inkurajoj për një gjë të tillë. E nëse ajo ka obligime dhe punë në shtëpi atëherë ajo duhet që së pari t’i kryej ato, e pastaj të merret me aktivitete sportive.

Kur kemi të bëjmë me aktivitete sportive jashtë shtëpisë, themi se: nëse ajo është me gra dhe nuk ka burra të huaj të cilët mund ta shohin atë, nuk ka të keqe në këtë, in sha’a Allah.

Ne inkurajojmë femrat që të merren me aktivitete pasi që pasiviteti dhe mos ngathtësia mund t’i shkaktojnë njeriut bezdisje si shkak i mungesës dhe mirëmbajtjes së trupit dhe dobësisë që mund të ketë si pasojë e mos aktivizimit të tij. Pra çdo burrë dhe grua muslimanë mund të merret me aktivitete sportive brenda për brenda kufijve të sheriatit.

Shpërndaje: