Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi
Burimi: Muntaka et-Tadhkirah, faqe. 148-149
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Transmetojnë Bukhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurajra (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
يقبض الله الأرض يوم القيامة و يطوي السماء بيمينه ، ثم يقول : أنا الملك أين ملوك الأرض
“Në Ditën e Kiametit, Allahu, do ta kapë tokën dhe do ta palos qiellin me të djathtën e Tij pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e tokës”?!” 1
Transmeton Muslimi nga Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) se Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
يطوي الله السماء يوم القيامة ، ثم يأخذهن بيده اليمنى ثم يقول : أنا الملك أين الجبارون ؟ أين المتكبرون ؟ يطوي الأرض بشماله ، تم يقول : أنا الملك أين الجبارون ؟ أين المتكبرون؟
“Allahu do t’i palos qiejt në Ditën e Gjykimit. Pastaj, do t’i vendos ata në dorën e Tij të djathtë dhe thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë tiranët? Ku janë madhështorët?” Pastaj, Ai palos tokën me të majtën e Tij dhe thotë: “Unë jam Mbreti! Ku janë tiranët? Ku janë madhështorët”?” 2
Abdullah bin Muslim shikoi në Umerin përderisa ai tregonte se si i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) fliste. Dhe, ndër tjerash ai tha:
يأخذ الله سمواته و أرضيه بيده ، فيقول : أنا الله ، و يقبض أصابعه ثم يبسطها فيقول : أنا الملك , حتى نظرت إلى المنبر يتحرك من أسفل ، حتى إني أقول : أساقط برسول الله صلى الله عليه و سلم
“Allahu do t’i kapë qiejt dhe tokat e Tij me duart e Tij dhe do të thotë: “Unë jam Allahu.” Ai do t’i bashkojë së bashku gishtërinjtë dhe pastaj do t’i hapë ata dhe do të thotë: “Unë jam Mbreti”!” Përderisa unë shikoja minberin se si dridhej nga poshtë, andaj vet me vete mendova: “A do të rrëzohet i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem)”?! 3
Këto hadithe vërtetojnë se Allahu (te’ala) do të zhduk të gjitha krijesat e Tij. Pastaj, Allahu (‘azze ue Xhel) do të thotë:
لِّمَنِ الْمُلْكُ الْيَوْمَ
“Kujt i përket pushteti i asaj dite?” 4
Kësaj pyetje, Ai përgjigjet Vetë:
لِلَّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ
“Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!” 5
Qëllimi i gjithë kësaj është për të treguar se Allahu (Te’ala) është i Vetmi Mbret, kur të gjitha propagandat dhe ata që janë lutur pos Allahut do të pushojnë. Atëherë pushtetarët dhe pushteti i tyre do të jenë zhdukur. Atëherë çdo pushtetarë tiran e madhështorë dhe pushteti i tyre, propaganda dhe atribuimi do të jenë të zhdukur. Kjo është e qartë dhe ky mendim u zgjodh nga Hasan el-Basriu dhe Muhamed bin Ka’b el-Kuradhi bazuar në domethënien e saktë të hadithit: “Unë jam Mbreti! Ku janë mbretërit e tokës?!”
1 Bukhariu (6947) dhe Muslimi (2787)
2 Muslimi (2788)
3 Muslimi (2788)
4 Gafir 40:16
5 Gafir 40:16