Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dituria e sahabëve rreth Allahut ishte e përsosur

Imam Muhammed bin Ismail es-San’ani (v. 1182)

Burimi: el-Exhuibeh es-Sa’dijjeh, faqe 125

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Disa njerëz hedhin dyshime duke thënë se, sahabët nuk hulumtuan vetë ose nuk i urdhëruan popullin e thjeshtë për të hulumtuar në çështje të akides. Këtë gjë e pretendojnë ata të cilët thonë se lejohet pasimi i verbër në lidhje me dijen rreth Allahut. Pretendimi i tillë është pretendim i shëmtuar.

Është më se e njohur se, dituria e sahabëve radijallahu anhum në lidhje me Allahun dhe Cilësitë e Tij ishte dituri e përkryer. Fjalët e tyre që ne i kemi pranë janë provë për këtë gjë. Është e mjaftueshme për të lexuar predikimet e tyre, sidomos të hulefai rashidinëve të cilat ishin plot me dituri rreth Allahut dhe Cilësive të përsosura të Tij, të cilat bënin thirrje për reflektimet mbi krijimin dhe vetë njeriun. Kjo dituri është dituria rreth Allahut dhe jo ajo për të cilën kanë shkruar disa dhe e kanë quajtur atë themeli i fesë, Usulud-Din.

Shpërndaje: