Imam Is´hak Ibn Ibrahim Ibn Muflih El-Mekdisi El-Hanbeli
Burimi: Mesa’ibul Insan Min Meka’idish Shejtan, fq. 124-125
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh Abdul Kadir El-Kejlanij Allahu e mëshiroftë! Ka thënë: ”Unë isha duke udhëtuar në një ditë shumë të nxehtë dhe gati sa vdiqa nga etja. Papritmas më mbuloi një re e zezë dhe ajri i ftohtë zbriti mbi mua kështu që goja mu bë e lagësht.
Dëgjova një zë i cili më thërriti: ”Abdul Kadir! Unë jam Zoti juaj!”
Ndërsa unë i thashë: ”Ti je Allahu përveç të Cilit nuk ka të Adhuar tjetër i cili e meriton Adhurimin me të vërtetë.”
Ai më thërriti edhe një herë duke thënë: ”Abdul Kadir! Unë jam Zoti yt! Tani t`i kam lejuar ty gjërat të cilat t`i kisha ndaluar më parë.”
Atëherë unë i thashë: ”Ti po gënjen. Ti je shejtani. Pastaj ajo re u shpërbë dhe pas saj dëgjova një zë duke thënë; Abdul Kadir! Ti shpëtove prej meje përmes të kuptuarit të fesë suaj. Me dredhi të ngjashme i kam sprovuar 70 burra para teje.”
I thanë Shejkh Abdul Kadirit: ”Si e dite se ai ishte shejtani?”
Ai u përgjigj: ”Kur ai tha se kishte lejuar të ndaluarën për mua. Nuk ka asgjë që bëhet e lejuar apo e ndaluar pas të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).”
Allahu i Lartësuar i solli dobi atij me dijen e cila të sjellë dobi.
Shejkhul Islam Ibn Tejmijjeh ka thënë: ”E vetmja gjë që më ka bërë ta nderoj Abdul Kadirin ishte deklarata e tij në lidhje me kaderin dhe tregimi i tij me shejtanin.”