Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dobitë e qumështit

Imam Xhelaluddin es-Sujuti 

Burimi: Mjekësia Profetike

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:

”….lumenj nga qumështi me shije që nuk ndryshon asnjëherë ….” (47:15)

Ai thotë gjithashtu:

”…ju japim të pini qumësht të pastër, i shijshëm e i përshtatshëm për ata që e pinë.” (16:66)

Ibn Abbasi transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), ka thënë:

اللّهُمَّ باَرِكْ لَناَ فِيهِ وَزِدْناَ مِنْه

”Ai që pi qumësht le të thotë: “O Zot, bëje atë të bereqetshëm dhe shtoje sa më shumë”, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim apo pije që mund të krahasohet me të.”(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Ibn Abbasi gjithashtu transmeton se Muhamedi (sal Allahu alejhi ue selem), e ka dashur qumështin. Qumështi më i mirë është ai i nënës. Është e ditur se qumështi me kalimin e kohë e ndryshon edhe shijen. Mu për këtë kur Allahu i Madhërishëm flet për qumështin në xhenet, thotë se ai kurrë nuk e ndryshon shijen. Qumështi e pastron trupin, shëron zorrët, stimulon epshin dhe ndihmon organizmin në prodhimin e spermatozoideve. Qumështi, gjithashtu forcon memorien. Dhe çdo lloj qumështi (përveç qumështit të devesë) përshpejton urinimin, andaj është i dobishëm tek edemet (të ënjturit). Edemet më së shpeshti paraqiten tek sëmundjet e zemrës, veshkave dhe sëmundjet e mëlçisë.

Ibn Abbasi transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), e kishte zakon të shpërlajë gojën pas pirjes së qumështit, duke thënë se yndyra që gjendet në qumësht është e dëmshme për ata që kanë dhembje të kokës ose ethe.” (Buhariu dhe Muslimi)

Mjekët gjithashtu kanë konstatuar se qumështi i yndyrshëm është i dëmshëm për ata që kanë hipërkolesterolemi (sasi të larta të kolesterinës në gjak), tension të lartë dhe ata që vuajnë nga dhembja e kokës.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), njëherë prej herave, i ofruan qumësht me ujë, dhe ai e piu qumështin duke thënë:

”Në qumësht është lumturia dhe siguria”. (Buhariu)

Qumështi i dhisë përdoret për shërimin e tuberkulozit.

Ibn Mes’udi ka thënë: ”Allahu nuk ka krijuar sëmundje, e që për atë nuk e ka dhënë edhe ilaçin, andaj pini qumështin e lopës, ngase lopët ushqehen me të gjitha llojet e barit.” (Nesaiu). Ky ether na mëson se, nuk ka sëmundje e që nuk ka ilaç. Nga kjo mësojmë gjithashtu se duhet përdorur aftësitë që na ka dhuruar Allahu, duke e shfrytëzuar tërë energjinë tonë në studimin e mjekësisë, sepse nëse e dimë se për secilën sëmundje ekziston edhe ilaçi, me siguri do të dëshironim t’i gjenim ato.

Ndërsa qumështi i devesë, është i dobishëm për shërimin e gastritit (inflamacion i mukozës së lukthit).

Shpërndaje: