Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dobitë nga marrëveshja e paqes me jobesimtarët

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)

Burimi: Tejsir-ul-Kerim, fq. 325

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَإِن جَنَحُواْ لِلسَّلْمِ فَاجْنَحْ لَهَا وَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

 “Por nëse ata anojnë kah paqja, anoni edhe ju nga ajo dhe mbështetuni plotësisht tek Allahu. Vërtet Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.”1

Bini dakord me kërkesat e tyre dhe mbështetuni në Zotin tuaj. Marrëveshja e paqes me jobesimtarët sjell shumë dobi:

1 – Është gjithmonë e kërkuar të kërkohet shpëtimi. Nëse propozimi vjen nga rruga e tyre, është më parësore ta pranojmë atë.

2 – Në ndërkohë, ju mund të rindërtoni forcat tuaja për konflikte të mundshme kundër tyre në të ardhmen.

3 – Kur e keni paqe dhe jeni të sigurte ndaj njëri-tjetrit dhe e dini se ku keni njëri-tjetrin, duhet ta dini se Islami mbisundon dhe nuk mbi sundohet. Të gjithë njerëzit e mençur, inteligjentë dhe të paanshëm e dinë se patjetër që Islami ka përparësi ndaj feve të tjera. Sepse Islami ka mirësi kur kemi parasysh urdhëresat dhe ndalesat dhe marrëdhënien e drejtë midis njerëzve. Nuk ka asnjë padrejtësi në Islam. Rrjedhimisht, gjithnjë e më shumë njerëz do të duan të kthehen në Islam. Në këtë mënyrë, marrëveshja e paqes i ndihmon muslimanët kundër idhujtarëve. Të vetmes gjë që muslimanët mund ti frikësohen është nëse jobesimtarët kanë ndërmend t’i mashtrojnë muslimanët dhe të presin rastin e duhur për të luftuar kundër tyre. Në këtë rast, Allahu i informon ata se Ai është i mjaftueshëm kundër tyre dhe se ata vetëm i shkaktojnë dëmtim vetes së tyre:

وَإِن يُرِيدُواْ أَن يَخْدَعُوكَ فَإِنَّ حَسْبَكَ اللّهُ هُوَ الَّذِيَ أَيَّدَكَ بِنَصْرِهِ وَبِالْمُؤْمِنِينَ

 “Dhe nëse ata duan të mashtrojnë ty, atëherë sigurisht që më se i Mjaftueshëm për ty është Allahu; është Ai i Cili të ka mbështetur ty me Ndihmën e Tij (të pakursyer) dhe me besimtarët.”2


1 8:61

2 8:62

Shpërndaje: