Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e emrit të Allahut el-Alim

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad

Burimi: Fiqh-ul-Esma el-Husna, fq. 161

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Emri “El-Alim” është përmendur më shumë se njëqind e pesëdhjetë herë në Kuranin fisnik. Allahu (Te ala) ka thënë:

يَخْلُقُ مَا يَشَاء وَهُوَ الْعَلِيمُ الْقَدِيرُ

”Ai krijon çka të dojë, Ai është i Gjithëdituri, i Zoti për të bërë çdo gjë.” 1

ذَلِكَ الْفَضْلُ مِنَ اللّهِ وَكَفَى بِاللّهِ عَلِيمًا

”Kjo është mirësi e Allahut. Mjafton që Allahu është i Gjithëdituri.” 2

وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَّهَا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ

Dhe dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdijshmi.”3

إِنَّ اللّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

”Padyshim që Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.” 4

Kjo do të thotë se dituria e Tij përfshinë të dukshmen dhe të padukshmen, sekretet dhe atë që është e qartë, këtë botë dhe botën tjetër, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Asgjë nuk është e fshehur prej Tij. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë dhe Ai e di se si ajo që nuk ishte do të ishte. Ai përfshinë çdo gjë me dijen, dhe Ai mban bilancin e çdo gjëje.


1 30:54

2 4:70

3 36:38

4 2:181

Shpërndaje: