Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e fjalës Khul’

Imam Ibn Kudameh el-Makdisi 

Burimi: “El-Kafi” (3/141)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Khul’ ka për qëllim kur burri e ndan gruan e tij me kompensim (mehër). Nëse ai lëshon atë pa kompensim, shkurorëzimi nuk konsiderohet i vlefshëm.

Mirëpo, nëse burri ndahet prej saj përmes shprehjeve që sugjerojnë shkurorëzimin ose e ka për qëllim vet shkurorëzimin, ai konsiderohet të jetë ndarë prej saj, njëkohësisht duke pasur të drejtë për ta kthyer atë nëse nuk është shkurorëzimi i tretë.

Imam Ahmedi ka edhe një mendim tjetër: “Khul’ është i vlefshëm edhe pa kompensim.” Këtë mendim zgjodhi el-Khiraki. Nëse gruaja kërkon që burri ta ndajë atë dhe ai e bën këtë, martesa mbaron dhe ai nuk obligohet me asgjë, sepse gruaja e ka kërkuar shkurorëzimin dhe kështu është e lejuar për ta bërë këtë pa kompensim.

E nëse ai i jep asaj Khul’, ndërsa ajo nuk e ka kërkuar atë, atëherë Khuli’ nuk ka ndodhur. Në vend të kësaj, kjo konsiderohet të jetë vetëm një shprehje për shkurorëzim dhe asgjë tjetër.

Imam Ebu Bekri ka thënë: “Imam Ahmedi nuk ka një mendim të dytë nëse Khul’i ndodh vetëm atëherë kur gruaja e kërkon apo jo. Megjithatë, në qoftë se ai ndodh vetëm nga ana e burrit, ai konsiderohet të jetë shkurorëzim valid me të cilin ai ka të drejtë ta kthejë përsëri gruan e tij.”

Shpërndaje: