Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Domethënia e fjalës së Aishes: ”Morali i profetit ishte Kurani”

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Lata’if-ul-Ma´arif, fq. 230

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ky Libër (Kurani) ishte morali i të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Kjo do të thotë se ai kënaqej për kënaqësinë që përmend Kurani, zemërohej për zemërimin që e përmend Kurani. Ai gjithmonë nxitoi në atë që Kurani thërret dhe shmangej nga ajo që Kurani qorton. Prandaj, bujaria e tij dhe mirësitë e tij rriteshin në këtë muaj (Ramazan) kur ai takonte Xhibrilin (alejhis-selam) me të cilin e lexonte këtë Libër fisnik , Libër që thërret në cilësi të bukura dhe në bujari.

Nuk ka asnjë dyshim se ky shoqërim ndikon dhe jep morale të mira. Ishte një poet i cili e lavdëroi një mbret bujar i cili i dha atij një çmim për të gjithë vitin. Pasi ai e kishte lënë mbretin, e ndau çmimin mes popullit dhe tha:

“E preka dorën e tij me dorën time për të kërkuar pasuri

Por unë nuk e dita se bujaria e kalon dorën e tij.”

Kur mbreti morri vesh për këtë, i dha edhe më shumë.

Shpërndaje: