Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Hadil-Aruah ila Bilad-il-Afrah, fq. 177-179
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te’ala) ka thënë:
إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى مَقَامٍ أَمِينٍ {52} فِى جَنَّٰتٍ وَعُيُونٍ {53} يَلْبَسُونَ مِن سُندُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُّتَقَٰبِلِين {54} كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَٰهُم بِحُورٍ عِينٍ
“Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta. Janë në Xhenete e në burime që rrjedhin. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).” 1
”El Hur” është njëjësi i fjalës ”Haura”, që do të thotë ”grua e re, e bukur dhe e ndritshme me sy të zinj.”
Hasan el-Basri ka thënë:
”Haura janë gra me të bardhë të pastërt të syve dhe vërtetë bebe të syrit të errëta.”
Ka mendime të ndryshme rreth origjinës së fjalës.
Ibn Abasi ka thënë:
”Si është bardhësia sipas arabëve.”
Të njejtën gjë e ka thënë Katadeh:
”Si është e bardhësia.”
Mukatil ka thënë:
”Si janë fytyrat e ndritshme.”
Ijn është njëjës i fjalës Ijneh që janë gratë me sy të mëdhenj.
Mukatil ka thënë:
”Ijn janë femrat me sy të bukura. I përket bukurisë së një gruaje që ajo të ketë sy të mëdhenj, ndërsa i takon mangësive të saj që ajo të ketë sy të vegjël. ”
1 Ed-Duhan 44:51-54