Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duaja kundër udhëheqësit vjen si shkak i budallallëkut dhe lajthitjes

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (179 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cila është lidhja midis metodologjisë dhe besimit? A mund të themi se një person ka një besim të shëndoshë sipas Ehli-Sunnetit dhe Xhematit ndërsa ai është i mangët në rrugën e tij? Dhe kërkojmë të jepni një këshillë në lidhje me këtë gjë.”

Përgjigje: ”Sa më i mirë të jetë besimi, aq më e mirë është edhe metodologjia dhe rruga e tij. Aq më i keq të jetë besimi aq më e keqe është metodologjia e tij dhe sjelljet e tij. Prandaj, dijetarët kanë thënë se mëkatet e zvogëlojnë imanin edhe pse mëkatet veprohen me anë të gjymtyrëve trupore, me fjalë, apo me mungesë të tyre (në mungesë të veprave).

Është e mundur që besimi i një personi dhe nijeti i tij të jenë të shëndosha por në të ka hajr, ndërsa metodologjia dhe rruga e tij të jenë të pasakta.

Shembull i tillë janë Hauarixhët. Hauraixhët agjërojnë, lexojnë Kuranin dhe falin namazin. Bile Profeti salallahu alejhi ue selem ju tha Sahabëve të tij se: “ata do ta nënvlerësojnë namazin dhe lexim e tyre të Kur’anit në krahasim me namazin e dhe lexim e Havarixhëve”.

Mirëpo, ata gabuan në metodologji. Ata bënë tekfir mbi myslimanët, dhe e bënë hallall gjakun dhe pasurinë e tyre. Si rezultat i kësaj ata devijuan qartë.

Është transmetuar nga Ali bin Ebi Talib se kur ai u pyet nëse ata janë kufar, ai tha se: “ata kanë ikur nga mosbesimi”.

E në fakt, çështja e tyre është ashtu siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem:

“Ata flasin me fjalët më të mira të krijesave. Porse, dalin nga islami ashtu siç del shigjeta nga harku dhe se ata lexojnë Kur’anin që nuk ua kalon fytin e tyre”.

Me fjalë të tjera, besimi është një gjë dhe rruga një gjë tjetër. Aq më i mirë të jetë besimi aq më e mirë është metodologjia dhe rruga. Besimi mund të jetë i saktë ; -që personi beson në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të Dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe në Kaderin të mirën e të keqen, ndërsa ai gabon në metodologji dhe rrugë (praktikë).

Prandaj, i bëj thirrje vëllezërve tanë, në mesin e të rinjve dhe të tjerëve, që të lexojnë biografinë e kalifëve të drejtë dhe të imamëve në kohën e tyre dhe pas tyre. Imamët pas tyre kanë jetuar në kohën kur filluan thirrjet për në bidate haptazi. Ata të cilët nuk iu përgjigjeshin bidateve ndëshkoheshin.

Megjithatë, ata nuk u rebeluan kundër udhëheqësve, e as nuk thanë se ata ishin kufarë. Në vend të kësaj, ata luteshin për ta dhe thoshin se ata janë udhëheqësit e besimtarëve. Njëri prej tyre ishte Imami i Ehli-Sunnetit, Imam Ahmedi rahimehullah.

Fudejl bin Ijadi dhe Imam Ahmedi e kishin zakon të thonin: “Po të dija se më pranohet posaçërisht një dua, atë do ta bëja për udhëheqësin.”

Kur ju thuhet disave të cilët kanë një metodologji ndryshe nga ajo Selefite: Bënë dua për udhëheqësin, ata thonë: “Kurrë nuk do të lutemi për të!”

(udhëzimi i udhëheqësve për ta) Është sikur të ishte e pamundur për Allahun. Ata nuk e dinë se Allahu i udhëzoi njerëz të cilit i bënin sexhde idhujve, e u bënë prej atyre që i bëjnë sexhde Zotit të çdo gjëje. Allahu është i Aftë për gjithçka.

Prandaj, e konsideroj që kjo të jetë një gabim shumë i madh. Kur i thuhet atyre që të luten për udhëheqësit që ata të udhëzohen e përmirësohen, ata refuzojnë të luten për ta dhe të thonë se ata do të luten kundër tyre.

Allahu e ka lënë që ky njeri të mbretërojë dhe të sundojë mbi ty. Si të mos lutuni për udhëzimin e tij? Kjo është problematike. Budallallëku dhe lajthitja e shtyjnë njeriun që të veprojë në këtë mënyrë.”

 

Shpërndaje: