“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Duhan për nënën

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Umdat-il-Fikh (8)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/umdt–14340429.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime pi duhan. Kur unë e ndalojë atë të pi duhan, ajo zemërohet në mua, shkakton probleme të mëdha dhe dëshiron që unë të dal për ti blerë duhan. Ajo është e sëmurë psiqikisht. A më lejohet që ti blej duhan asaj?

Përgjigje: Kjo është mëkat:

“Nuk duhet ndëgjuar krijesën në atë që është mëkat ndaj Krijuesit.” 1

Në vend të kësaj këshilloje atë dhe sqaroja dëmet e duhanit. Tregoji asaj se kjo është një mëkat, nuk lejohet, dhe që e dëmton atë dhe shëndetin e saj, si dhe një fenomen i neveritshëm. Shpresojmë të bindet dhe të braktis pirjen e duhanit.


1 Bukhari (7258) dhe Muslimi (1840).

Shpërndaje: