Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet ditur se përqendrimi në fe është në duart e Allahut

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr

Burimi: https://youtu.be/4_1fHceWkB0

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është e domosdoshme të dihet, vëllezër fisnik, që çështja e të qenurit i qëndrueshëm në të vërtetën dhe udhëzimit është në duart e Allahut (subhanehu ue te ala).

Ai (xhela ue ala) është që në duart e të Cilit janë zemrat e robërve dhe ato janë nën kontrollin dhe nënshtrimin ndaj Tij.

Pra, çdo gjë që Ai dëshiron të ndodhë ajo ndodhë dhe çfarëdo që Ai nuk dëshiron të ndodhë ajo nuk ndodh. Nuk ka fuqi e as lëvizje përveç me ndihmën e Allahut.

Të Tij janë punët e kaluara dhe të ardhshme. Dhe punët e robërve janë të gjitha në duart e Tij.

“Dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në ndonjë çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).” 55:29

Ai udhëzon dhe devijon, Ai nderon dhe poshtëron, Ai ulë dhe ngritë, Ai jep dhe mban, Ai ndalon dhe zgjeron (rrizkun),

Ai bën një të qesh dhe një të qan, Ai jep jetë dhe vdekje. Çështja është çështja e Tij (xhela ue ala). Dhe gjithë krijesat janë nën kontrollin e Tij (subhanehu ue te ala).

Pra, të jesh i qëndrueshëm është në duart e Allahut (azze ue xhel). Ai është që jep sukses dhe ndihmë dhe Ai që udhëzon në rrugën e drejtë.

“Allahu do t’i përqendrojë fort ata që besojnë me një fjalë që qëndron fort në jetën e kësaj bote dhe në Jetën e Pastajme. Por Allahu do t’i humbë ata që janë dhalimunë (politeistë, mosbesimtarë, keqbërës) dhe Allahu bën çfarë dëshiron.” 14:27

Nëse muslimani e njeh këtë parim të jashtëzakonshëm, se të qenurit i qëndrueshëm është në duart e Allahut, atëherë le t’i kushtojë vëmendje të madhe kërkimit mbrojtje nga Allahu dhe të plotësoj mbështetjen në Të, të plotësojë përkushtimin ndaj Tij (subhanehu ue te ala), duke shpresuar vetëm tek Ai që ta bëj të qëndrueshëm, që ta udhëzojë atë dhe që ta bëjë zemrën e tij të drejtë dhe të kërkojë mbrojtje tek Ai kundër devijimit

Çështja është e Tij dhe në duart e Tij (xhela ue ala).

Për shkak të kësaj, ka shumë lutje të transmetuara në arritjen e kësaj çështjeje dhe arritjen e kësaj qëndrueshmërie. Dhe nga ato lutje është ajo që vjen nga Kurani Fisnik:

“(Ata thanë): “Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona që të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh.” 3:8

Dhe ka shumë lutje nga profeti ynë fisnik (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë çështje, ku prej tij është lutja që u përmend më parë, se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e kishte zakon ta thoshte.

 “O Ti që i rrotullon zemrat, ma përforco zemrën në fenë Tënde.”

Dhe ne dy sahihet thuhet që profeti ynë fisnik (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë në lutjen e tij:

“O Allah, Ty tu kam dorëzuar, dhe në Ty besoj, dhe tek Ti jam mbështetur, tek Ti kthehem, dhe për Ty hyj në konflikt. Unë kërkoj mbrojtje tek Ti me Fuqinë Tënde, nuk ka asnjë që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Teje të Vetmit; që Ti të më ruash nga devijimi. Ti je i Përjetshmi, Ai që mban dhe mbron gjithçka që ekziston, Ai që nuk vdes kurrë, ndërsa qeniet njerëzore dhe xhinët do të vdesin të gjithë.”

Dhe transmetohet nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), që ne bëjmë lutje kur dalim nga shtëpia për ndonjë përfitim fetar apo të kësaj bote, që të themi:

“O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti, që mos të devijoj, të mos devijohem, të mos bëj ndonjë padrejtësi, të mos më bëhet padrejtësi, të mos gabojë ose të mos bëhet gabim ndaj meje.”

Dhe nga lutjet e transmetuara nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë çështje është hadithi i Aliut kur ai kërkoi nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) t’i mësonte atij një lutje me të cilën ti lutej Allahut. Ai tha:

“Thuaj: “O Allah, unë të lutem për udhëzim dhe saktësi.”

Profeti tha: “Kujto me udhëzim rrugën në të cilën ecë, kurse me saktësi kujto saktësinë e shigjetës kur godet.”

Dhe lutjet me këtë kuptim janë të shumta. Dhe me këtë dihet, vëllezër fisnikë, që nga mënyrat më të mëdha dhe më të rëndësishme për të qenë i qëndrueshëm është ti bësh shumë lutje Allahut me frikë,

duke pasur besim të madh tek Ai dhe mbështetje të fortë tek Ai dhe duke u mbështetur plotësisht tek Ai, duke i kërkuar qëndrueshmëri dhe duke kërkuar mbrojtje nga shtrembërimi dhe devijimi.

Allahu (subhanehu ue te ala) nuk e zhgënjen as nuk e refuzon atë që e thërret Atë. Ai është që tha:

“Dhe kur robërit e Mi të pyesin ty (O Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigju atyre): “Vërtet Unë jam pranë (tyre me dijen Time), Unë i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje (pa ndërmjetësues apo ndërlidhës). Kështu pra, ata le të më binden Mua dhe le të më besojnë Mua, që në këtë mënyrë të mund të udhëhiqen drejt.” 2:186

“Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të Më adhurojnë, do të hyjnë në xhehenem të poshtëruar.” Gafir, 40:60

Pra, ne i lutemi Allahut (xhela ue ala) me emrat e Tij të bukur dhe me atributet e Tij të Larta, dhe se Ai është Allahu i Vetmi që nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Tij askush,

dhe se Ai (subhanehu ue te ala) është Rrotulluesi i zemrave të na bëjë të gjithë të qëndrueshëm në të vërtetën dhe që Ai të na mbroj nga shtrembërimi dhe devijimi. Vërtet, Ai (tabarak ue te ala) është Gjithëdëgjuesi, Ai i cili përgjigjet lutjeve, dhe është Ai që është afër.

Shpërndaje: