Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/73)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person udhëtoi nga një vend që filloi të agjërojë më vonë për në një vend që filloi të agjëronte më herët. Kur duhet të ndërpret agjërimin?
Përgjigje: Ai është i detyruar të ndërpresë agjërimin me vendin në të cilën gjendet. Aty është konfirmuar muaji i ri. Pra aty është bajram. Profeti ﷺ ndaloi që ditët e bajramit të agjërohen1. Me këtë që thamë ai duhet të ndërpresë agjërimin me vendin në të cilën ka ardhur. Nëse kjo do të thotë që të agjërojë më pak ditë se sa kërkohet, ai vazhdon të agjërojë pas bajramit.
Përveç kësaj vlen e kundërta, nëse ai udhëton nga një vend që filloi të agjëronte më herët për në një vend që filloi më vonë, ai duhet të vazhdojë të agjërojë derisa vendi i fundit të ndërpresë agjërimin.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Agjëroni kur e shihni atë (hënën) dhe ndërpriteni agjërimin kur ta shihni atë.”
Nëse ka agjëruar 30 ditë, disa dijetarë mendojnë se ai e ndërpret agjërimin fshehurazi sepse një muaj nuk mund të jetë më gjatë se 30 ditë. Por pasi që njerëzit ende agjërojnë ai nuk duhet të hajë dhe të pijë në publik.
1 Bukhari (1990) dhe Muslimi (1137).
2 Ebu Daudi (2323), Tirmidhi (697) dhe Ibn Maxheh (1660). Autentik sipas el-Albani në ”Sahih-ul-Xhami (4287)”.