Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet ndihmuar femrën në kërkimin e dijes

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

I këshilloj vëllezërit dhe motrat që të mos grumbullojnë shumë derse në mënyrë që të mos i përzihen atyre njohuritë dhe mësimet që i marrin. E falënderoj Allahun -subhanehu ue te ala- për programin e mësimeve që e ndjekin gratë në këtë vend, program i cili është më i miri, në çështje të besimit, gjuhës arabe, në terminologjinë e hadithit (mustalahul-hadith), në fikh. Çfarë kërkohet më shumë se kjo?! Kjo është një dhuratë prej Allahut -subhanehu ue te ala-. Ashtu siç është ajo e detyruar të kërkoj dije, unë e këshilloj familjen e saj pavarësisht nëse ajo është e martuar apo jo, që t’i ndihmojë asaj në këtë.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Allahu e ndihmon robin e Tij përderisa robi e ndihmon vëllain e tij.”

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” El-Maide, 5:2

“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Et-Tahrim, 66:6

Transmeton Bukhari dhe Muslimi nga Ibn Umeri se profeti ﷺ ka thënë:

“Të gjithë ju jeni barinj dhe të gjithë jeni përgjegjës për tufën tuaj.”

Bukhari dhe Muslimi gjithashtu transmetojnë nga Ma’z ibn Jesar -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ka thënë:

“Nuk ka asnjë njeri të cilit Allahu ia ka nënshtruar një kope për t’i mbikëqyr, e ai nuk e ka bërë atë që i takon për t’i këshilluar, ai nuk do të nuhasë aromën e xhenetit.” Bukhari (7150).

Allahu -azze ue xhel- thotë në Kuranin famëlartë:

“Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” Taha, 20:132

Është e rëndësishme që burri t’i kushtojë kohë familjes së tij. Është lumturi e madhe që të edukosh një familje të devotshme. Madje nuk ka asnjë lumturi më të madhe se kjo. Një familje mund të jetë në mjerim për shkak se brenda shtëpisë është një djalë i devijuar apo një vajzë e devijuar, grua e devijuar apo burrë i devijuar. Ata mund të jenë në mjerim dhe të kenë jetë të vështirë për shkak të tyre. Prandaj është e rëndësishme që të formojmë familje të shëndoshë.

Shpërndaje: