Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr
Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë: “Durimi arrihet vetëm përmes karakterit dhe moralit me të cilin jemi urdhëruar”.
Dhe kushtojini vëmendje kësaj fjale sepse është fjalë madhështore!
“Durimi do të arrihet vetëm përmes karakterit dhe moralit me të cilin jemi urdhëruar.”
Dhe i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë, unë jam dërguar për të përsosur moralin më të lartë.”
Ju kurrë nuk mund të jeni me karakterin dhe moralin më të lartë përveçse me çfarë? Vetëm se me durim! Durimi do të arrihet vetëm përmes karakterit dhe moralit me të cilin jemi urdhëruar që do të thotë: Ai që nuk ka durim nuk do të ketë asnjëherë qoftë dhe një ditë të vetme as karakter dhe as moral të lartë.
Dhe në lidhje me këtë, Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
ادفَع بِالَّتي هِيَ أَحسَنُ فَإِذَا الَّذي بَينَكَ وَبَينَهُ عَداوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَميمٌ
وَما يُلَقّاها إِلَّا الَّذينَ صَبَر
“Largoje (të keqen) me atë që është më e mira, atëherë me të vërtetë ai që ka patur armiqësi me ty (dhe ky është moral i lartë) do të bëhet me ty sikur të ishte mik i ngushtë. Por askush nuk mund ta arrijë këtë, përveç se atyre që janë të durueshëm.” (Fusilet, ajetet 34-35).
Nëse personi humbet durimin ai do të humbasë moralin e lartë. Nëse personi humbet durimin ai do të humbasë fenë tij. Nëse personi humbet durimin ai do të bjerë në haram (çështje të ndaluara). Nëse personi humbet durimin atëherë sjelljet e këqija, të ndyra do ta rrëmbejnë atë. Për këtë arsye njeriu duhet të ketë durim në të gjitha çështjet e fesë dhe në të gjitha situatat dhe punët e tij.