“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Durimi i bashkëshortëve ndaj të metave të njëri-tjetrit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Makanetul-Mer’ah fil-Islam, fq. 634-625
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë jam një grua që i bindem burrit dhe i përmbahem urdhrave të Allahut. Megjithëkëtë, ai kurrë nuk më buzëqesh. Ai nuk i përmbush detyrimet e tij ndaj meje kur është fjala për të më blerë mua rroba. Si rezultat i kësaj unë nuk bëj marrëdhënie seksuale me të. A mëkatoj unë?”

Përgjigje: “Allahu (zze ue xhel) ka obliguar bashkëshortët që të bashkëjetojnë në mirësi dhe që secili të përmbush detyrimet e tij në mënyrë që suksesi i bashkëjetesës të jetë i begattë. Bashkëshortët janë të detyruar të bëjnë durim ndaj të metave të njëri-tjetrit, dhe, edhe në rast të bashkëjetesës së keqe ndërmjet tyre, ata duhet t’i përmbushin detyrimet që kanë dhe ta lusin Allahun që tu jepen të drejtat që atyre u mungojnë. Në rastin e tillë, vetëm kjo e bën martesën të qëndrueshme.

Unë të këshilloi ty që të durosh ndaj të metave të bashkëshortit tuaj dhe që ti t’i përmbushësh obligimet tuaja si grua. Dhe kështu mendoj se, përfundimi – me lejen e Allahut – do të jetë i lavdërueshme. Gjithashtu, mos harro se, nëse gruaja përmbush detyrimet e saj është e mundur që burri fillon të ndjehet i turpëruar.”

Shpërndaje: