Dy duart e Allahut janë të djathta
Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Audio-Kaseta: Ehlu-Sunneh ue ’alamatuhum
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A janë të dyja duart e Allahut të djathta dhe a ka argument për këtë?
Përgjigje: Argumenti që të dy duart e Allahut janë të djathta, është në Sahihun e Muslimit dhe në vende të tjera. I dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë këtë dhe kjo është argument i mjaftueshëm. Allahu ka dëshmuar se Ai i ka dy duar:
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
”Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”(5:64)
Gjithashtu, thotë:
يَا إِبْلِيسُ مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ أَسْتَكْبَرْتَ أَمْ كُنتَ مِنَ الْعَالِينَ
(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia? A je tepër i kryelartë (që t’i biesh Ademit në sexhde), apo je prej të lartëve?” (38:75)
Ka edhe ajete të tjera ku Allahu e përmend këtë cilësi. Dhe i dërguari ﷺ e ka sqaruar se të dyja duart e Tij janë të djathta.
- april 12, 2016
- Comments are off