Shejkhul-Islam Ahmed bin Tejmijeh
Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/339-340)
Shkurtoi: Imam Badrudin Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq. 777)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Çdo veprim me të cilin Allahu nuk i ndihmon robit padyshim ajo nuk do të ndodhë. Ajo që nuk ndodhë nëpërmjet Allahut në realitet nuk mund të ndodhë.
Ndërsa ajo që nuk ndodhë për hir të Allahut as nuk do të mbetet gjatë e as nuk sjell përfitim. Prandaj Allahu e urdhëroj robin që të thotë në çdo namaz gjatë leximit të el-Fatihasë:
إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ
“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” 1 [2]
Robi ka dy gjendje në lidhje me kaderin:
Njëra është para kaderit. Me anë të kësaj ai mund t’i kërkojë Allahut ndihmë, t’i mbështetet Atij dhe ta adhurojë Atë.
Gjendja tjetër është pas kaderit. Me anë të kësaj ai mund ta lavdërojë Allahun kur ai i bindet Atij, të durojë dhe të jetë i kënaqur kur ai goditet nga fatkeqësitë e të kërkojë falje për mëkatet e bëra dhe për adhurimin e mangët që e ka bërë. Ai duhet ta falënderojë Allahun për adhurim që ia ka mundësuar ta bëjë, dhe se kjo i përket dhuntive të Tij. Ai shikon kaderin pas një fatkeqësie që ka qenë dhe kërkon falje në lidhje me fatkeqësinë që e ka goditur. Allahu (Te’ala) i tha Profetit të Tij (salallahu alejhi ue selem):
فَاصْبِرْ إِنَّ وَعْدَ اللَّهِ حَقٌّ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ
“Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhamed!), sepse, pa dyshim, premtimi i Allahut është i vërtetë. Lutju Zotit për faljen e gjynaheve të tua” 3
Dhe thotë Allahu:
مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ لِكَيْلَا تَأْسَوْا عَلَى مَا فَاتَكُمْ وَلَا تَفْرَحُوا بِمَا آتَاكُمْ
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në libër (Leuhi Mahfudh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” El-Hadid, 57:22-23
1 El-Fatiha 1:5
2 Vini re kumbimin strikt monoteist të lutjeve islame. Në Islam, jo vetëm që nuk duhet adhuruar asnjë krijesë, por edhe t’i lutesh për ndihmë ndonjë shenjtori, profeti apo çfarëdo krijese tjetër, është rreptësisht e ndaluar. Njeriu duhet t’i lutet për ndihmë vetëm Allahut.
3 Gafir 40:55
4 El-Hadid 57:22-23