Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshimi i nasarave (krishterëve) tek adhuruesit e varreve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh ed-Durr en-Nadhid (11)

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/al_durr_15_03_1433.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një nga dyshimet që adhuruesit e varreve tek ne përmendin është se ata thonë se meqë ne jemi neglizhent në vepra të mira dhe kemi mëkate për këtë shkak ne turpërohemi që t’i drejtohemi Allahut drejtpërdrejt. Si rezultat, ne i drejtohemi një euliau që zotëron pozitë dhe status. Si mund ti refuzojmë këta?

Përgjigje: Pyeti ata para së gjithash nëse Allahu i ka urdhëruar ata, që të veprojnë kështu. Sillni argumentet që Allahu ju ka urdhëruar me këtë. Kjo është diçka për të cilën Allahu nuk ka shpallur ndonjë argument. Prandaj kjo është një risi dhe nuk është e lejuar. Allahu ka urdhëruar që ti luteni Atij drejtpërdrejt pa ndërmjetës:

وقال ربكم ادعوني أستجب لكم

”Zoti juaj ka thënë: “Më lutni Mua se do t’ju përgjigjem!” Gafir, 40:60

Ai nuk tha se duhet të më luteni me anë të një ndërmjetësi. Kjo është një gënjeshtër për Allahun (azze ue xhel). Ti thua se je mëkatar dhe i turpëruar. Ti duhet të kesh turp ndaj Allahut, kërko falje prej Allahut dhe pendohu tek Ai. Allahu është afër dhe Ai dëgjon. Ai është Falës dhe Mëshirues.

Shpërndaje: