“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshimi i kufarëve se Islami nxitë në betjë dhe luftë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (74), min: 48:05

Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul-majd17-03-1439h-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si i refuzohen dyshimet e jomuslimanëve se Islami nxitë në sulme dhe luftëra?

Përgjigje: Do të thotë luftë kundër atyre që luftojnë:

وَقَاتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلاَ تَعْتَدُواْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبِّ الْمُعْتَدِينَ

 “Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që ju luftojnë ju, por mos i kaloni kufijtë. Vërtet Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.”1

Ai për të cilin kihet frikë se do të luftojë duhet të luftohet. Ai që nuk lufton muslimanët duhet të lihet në paqe edhe pse ai është jomusliman. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) paralajmëroi kundër vrasjeve në manastire dhe mbytjen e grave jomuslimane. Kur ai (salAllahu alejhi ue selem) pa një grua të mbytur në fushën e betejës, ai tha:

Kjo grua nuk ka luftuar.”2

Ai e qortoi këtë. Janë luftuesit që luftohen, qoftë në vend ose në të ardhmen. Do të thotë që ata janë të aftë për luftë.


1 2:190

2 Ibn Maxheh (2848).

Shpërndaje: