Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Fataua alal-Haua 18/2-1436
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që gjatë leximit të një sureje të dyshosh se a e ke lexuar el-Fatihan dhe si pasojë e lexon el-Fatihan dhe pastaj suren tjetër?
Përgjigje: Nëse ai dyshon se a e ka lexuar el-Fatihan për shkak të vesveseve, ai duhet ta injorojë këtë. Por në qoftë se kjo nuk është për shkak të vesveseve, ai duhet ta lexojë el-Fatihan që të ketë një ndërgjegje të pastër.
Në lidhje me përsëritjen e një sure, kjo nuk është e detyrueshme. Leximi pas el-Fatihas është i rekomanduar ndërsa el-Fatiha është një nga shtyllat e namazit. Ndërsa el-Fatiha nuk duhet të përsëritet për shkak se shtylla nuk përsëritet derisa nuk dyshon në të gjatë namazit.
Ndërsa nëse dyshon pas kryerjes së adhurimit, kjo nuk ndikon asgjë, e as nuk duhet brengosur për këtë.