Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Mesail-ul-Imam Ahmed (2/478-479)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
667 – E pyeta babain tim (Imam Ahmedin) për një njeri që niset nga një fshat në një tjetër dhe që e sulmojnë egërsirat dhe e hanë. Si pasojë, njerëzit gjejnë pjesët e trupit të tij, si këmbët dhe kofshët, të shpërndara këtu e atje.
Ai u përgjigj: Duhet t’i mbledhin pjesët e trupit të tij, t’i lajnë, t’i lyejnë me sidër dhe t’i qefinosin, pastaj t’i falet namazi i xhenazes.
I thashë babait tim: Po nëse e lënë trupin dhe nuk e lajnë, as nuk ia falin namazin e xhenazes?
Ai u përgjigj: Është e domosdoshme që ta lajnë dhe t’ia falin namazin e xhenazes.