Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Kërkonin dije pa u vënë re

Imam Ebu Nuajm Ahmad bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljet-ul-Eulija (3/98)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

3313 – Ebut-Tajah Jezid bin Humejd Ed-Dhuba´i ka thënë:

“Një njeri mund të lexonte (libra fetare) fshehurazi për njëzet vjet pa e vënë re fare fqinjët e tij.”

3314 – Ebut-Tajah Jezid bin Humejd Ed-Dhuba´i ka thënë:

“Kam jetuar në një kohë kur babai im dhe dijetarët e lagjes lyheshin me vaj dhe vishnin rrobat e tyre më të mira kur agjëronin. Një njeri mund të lexonte (libra fetare) fshehurazi për njëzet vjet pa e vënë re fare fqinjët e tij.”

Shpërndaje: