Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E kush e ka frikë Allahun, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret fare

Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhejli  

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=UrLnkWHQK-w&app=desktop

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

”E kush e ka frikë Allahun, atij Ai i hap rrugë dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare.” 65:2-3

Baza e rrizkut është frika ndaj Allahut.

Dijetarët thonë nëse dëshiron të kesh rrizk kije frikë Allahun.

Nëse dëshiron bereqet në rrizkun tuaj, kije frikë Allahun.

Nëse dëshiron të kesh rrizk të vazhdueshëm, kije frikë Allahun.

Frika ndaj Allahut është baza e rrizkut.

Për shkak të kësaj, në hadith thuhet se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ai që bën dynjanë qëllimin e tij kryesor, Allahu do të shpërndajë punët e tij dhe do të shfaqet varfëria para syve të tij dhe ai nuk do të merr asgjë nga dynjaja përveç asaj që është caktuar për të. Ai që e bën botën tjetër qëllimin e tij kryesor, Allahu do t’i mbledhë punët e tij dhe do të vendosë kënaqësinë në zemrën e tij dhe dynjaje do t’i vijë atij edhe pse ai nuk e dëshiron atë.”

Ai që nuk ia ka frikën Allahut, preferon dynjanë para botës së përtejme, dhe e bën dynjanë qëllimin e tij kryesor dhe hallall çdo gjë që është në xhepin e tij.

“Allahu do të shpërndajë punët e tij.”

Zemra e tij do të shpërndahet. Ai nuk do të jetë i lumtur.

Ai kurrë nuk do të jetë i lumtur. Allahu i shpërndan punët e tij. Nëse Allahu e shpërndan zemrën e tij, kush është ai që mund ta mbledhë atë?

Për shkak të kësaj, o vëllezër, shohim se më të pasurit e të pasurve të mosbesimtarëve bëjnë vetëvrasje.

Shumë prej tyre bëjnë vetëvrasje, sepse Allahu i shpërndau zemrat e tyre.

“Dhe e bëri varfërinë para syve të tij.”

Kur ai shikon çfarë sheh?

Ai sheh varfërinë. Edhe nëse arka e tij është e plotë, ai e sheh varfërinë.

Çdo herë që shikon, ai sheh varfërinë. Ai nuk kënaqet me pasurinë sepse e sheh veten të varfër. Ai është i zellshëm në arritjen e pasurisë dhe përpjekët për të arritur atë dhe as nuk përfiton nga ajo!

“dhe ai nuk do të merr asgjë nga dynjaja përveç asaj që është caktuar për të.”

Pa marrë parasysh se çfarë bën ai.

Rrizku është si caktimi (i vdekjes).

Asgjë nuk do ti ikë prej tij dhe asgjë nuk do ti shtohet atij.

Allahu e caktoi rrizkun tonë ashtu sikurse Ai caktoi kohën kur do të vdesim.

Ne ishim në ders me Shejkh Atijjeh (rahimehullah) i cili ishte në karrigen nga e cila unë po ligjëroj tani.

Shejkhu na rrëfeu se një njeri i besueshëm i kishte treguar, se një burrë ra në një pus. Dhe erdhën disa njerëz dhe e gjetën në pus dhe nxorën jashtë dhe asnjë e keqe nuk kishte ndodhur me të. Kështu i dhanë një gotë qumësht dhe e piu. SubhanAllah, pasi e piu atë, njëri prej tyre e pyeti: Si ke rënë në pus? Ai tha: Kam ardhur dhe qëndroja këtu.. dhe duke bërë me shenjë ai ra në pus! Dhe ai vdiq!

Kjo gotë me qumësht kishte mbetur nga rrizku i tij dhe ai doli nga pusi për shkak të saj. Dhe këto momente të shkurtra ishin nga koha e tij e caktuar dhe ai doli nga pusi për shkak të saj. Pra, kur ai e përmbushi atë, vdiq!

Rrizku është tamam si koha e caktuar e vdekjes.

“Ai që e bën botën tjetër qëllimin e tij kryesor…”

Ky është ai që e ka frikë Allahun. Jeta e përtejme është e preferuar mbi gjithçka tjetër.

“Allahu do t’i mbledhë punët e tij…”

Pra, zemra e tij do të jetë e qetë.

Allahu e mblodhi zemrën kështu që zemra e tij është e qetë. Nuk është e shpërndarë.

“dhe do të vendosë kënaqësinë në zemrën e tij.”

dhe ai është falënderues.

Çdo herë që i dhurohet diçka, ai thotë elhamdulilah.

Ai falënderon Allahun për begatitë, dhe i jep nga pasuria që kanë të drejtë për këtë. Ai jep lëmoshë dhe i shtohet pasuria.

Dhe ai është mirënjohës. Allahu vendos qetësinë në zemrën e tij.

“dhe dynjaja do t’i vijë atij edhe pse ai nuk e dëshiron atë.”

 Ai nuk do të privohet nga dynjaja për shkak të frikës ndaj Allahut.

Shpërndaje: