Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E mohuan lartësimin e Allahut, dhe përfunduan në vend të kësaj në….

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (7/1/475-476)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është e çuditshme se si këta mohues (të cilësive të Allahut) duan të lartësojnë nga të metat Allahun duke mohuar lartësimin e Tij mbi krijesat, dhe pastaj për ta pohuar se Ai është brenda krijesave. Është transmetuar se Bishr el-Marisi ka thënë:

”Ai është kudo.” I thanë atij: ”Edhe në kapelën tënde?” Ai u përgjigj: ”Po.” I thanë atij: ”Edhe në një gomar?” Ai u përgjigj: ”Po.”

Kjo kërkon prej të gjithë atyre që thonë se Allahu është kudo. Përveç kësaj kjo është një nga gjërat më të kota që janë thënë për Zotin e krijesave, i Gjithëurti, i Gjithëdijshmi. Prandaj disa prej Selefëve ka thënë:

”Ne jemi në gjendje të themi atë që thonë jehudët dhe të krishterët, por nuk jemi në gjendje të themi atë që thonë Xhehmitë.”

Për të sqaruar se sa i kotë është është ky mendim, disa skolastikë ikën nga ajo për të rënë në diçka më e keqe. Unë kam dëgjuar personalisht disa predikues duke thënë nga minberet:

”Allahu as nuk është lart, poshtë, djathtas, majtas, para, mbrapa, as brenda krijesave, as jashtë krijesave.”

Disa filozofë shtuan:

”Ai as nuk është i lidhur me krijesat, e as i ndarë nga krijesat.”

Kjo nuk është asgjë tjetër veçse mohim absolut. Njeriu më elokuent nuk është në gjendje për të përshkruar diçka nuk ekzistojë aq mirë sikurse këta njerëz e kanë përshkruar Zotit të tyre. I pastër është Allahu nga ajo që ata thonë! Allahu e mëshiroftë emirin mendjemprehtë, i cili tha pasi kishte dëgjuar skolastikët duke u shprehur si u përmend më sipër:

”Këta njerëz e kanë humbur Zotin e tyre.”

Prandaj, thanë disa dijetarë:

”Një Muxhesim (që e ngjason Allahun me krijesat) e adhuron një statujë dhe një Mu’atili (mohues i cilësive të Allahut) nuk adhuron asgjë. Një Muxhesim është person me dëmtim në aftësinë e të parit dhe Mu’atili është i verbër.”

Shpërndaje: