Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E para që i pritet hajdutit është dora e djathtë

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi (v. 620)

Burimi: El-Mughni (12/440)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nuk ka mospajtim mes dijetarëve se dora e parë që i pritet hajdutit është dora e tij e djathtë nga kyçi i dorës. Abdullah bin Mesudi lexoi:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أيمانهما جَزَاء بِمَا كَسَبَا

”Priteni dorën e djathtë (në kyç) për vjedhësit, mashkull apo femër, si shpërblim për atë çfarë kanë kryer.”1 5:38

Në kjo është një formë e leximit të Kuranit, kurse përndryshe është vetëm një shpjegim. Është transmetuar se Ebu Bekri dhe Umeri (radijAllahu anhume) thanë:

“Nëse hajduti vjedh, duhet të pritni dorën e tij të djathtë nga kyçi i dorës.”

Asnjë sahabi nuk mendonte ndryshe, sepse mëkati i vjedhjes bëhet me të më shumë. Prandaj ajo duhet të pritet së pari. Nëse ai vjedhë një herë të dytë, duhet t’i pritet këmba e majtë (nga kyçi).


1 el-Bejhaki (8/270).

Shpërndaje: