Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila është këshilla juaj lidhur me atë që për shkak të vesvese e përsërit suren el-Fatihah disa herë gjatë namazit?
Përgjigje: Jo! Nuk lejohet përsëritja e sures el-Fatihah në namaz. Nëse e përsëritë suren el-Fatihah qëllimisht, namazi anulohet. Leximi i el-Fatihas është rukn (shtyllë e namazit) dhe shtyllat nuk përsëriten në namaz përveç asaj që lejohet të përsëritët në namaz sikurse rekatet, sexhdet, ka ardhur lejes për këtë, por për atë që nuk ka argument, ajo nuk lejohet të përsëritet. Kjo e anulon namazin nëse bëhet qëllimisht përveçse nëse harron ose bëhet me padije. El-Fatihah nuk përsëritët!
Nëse i vijnë vesvese, le t’i ndërpret ato duke kërkuar strehim tek Allahu kundër shejtanit të mallkuar sepse vesveset vijnë nga shejtani i mallkuar. Le t’i ndërpret ato duke lexuar ajetin Kursij, le t’i ndërpret ato duke lexuar ajetin Kursij, duke lexuar suren el-Ikhlas, el-Felek dhe en-Nas, le të përsëritë këtë dhe do t’i largohen vesveset me lejen e Allahut.