Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E vërteta rreth ”thirrjes së shpirtrave”

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsiletul Huda uen Nur (940)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Para saj ka qenë, dhe mendoj se ju keni dëgjuar rreth asaj që quhet ”thirrja e shpirtrave”. Kjo ”thirrja e shpirtrave” është një mënyrë me të cilën xhindët i humbin njerëzit, sikurse është edhe marrja zanat e çështjes që e përmendëm më herët.

”thirrja e shpirtrave” është një devijim europian me të cilën janë mashtruar shumë muslimanë, ashtu sikurse edhe janë mashtruar nga shumë gjëra të tjera të cilat ata (muslimanët) i kanë importuar nga perëndimorët, duke mos qenë të udhëzuar me dritën e islamit.

Kanë jetuar perëndimorët, qofshin ata në europë apo në amerikë me vite të tëra që të bëjnë ”thirrjen e shpirtrave” duke menduar se ata me atë vepër po veprojnë mirë. Kjo çështje ka ardhur edhe në vendet islame, derisa njëri nga dijetarët e Ez’herit shkruajti një libër dhe e titulloi ”Kitabul Er’uahi – Libri i shpirtërave”. Ky është dijetar, i njohur si Tantaui Xheuahirij.

Gjithashtu ai ka një libër në tefsir, i cili është nga tefsirët më të çuditshëm: ”Tefsijri i Tantaui Xheuahirij” në të cilin ka fotografi, kafshë, male, forma, ngjyra etj. Duke pretenduar që të tregoi argumentet e Allahut në krijim. Allahu e mëshiroftë atë dhe na faltë neve dhe atë. Ai ishte njëri prej atyre që u zhytën në këtë çështje dhe që besuan se ”thirrja e shpirtrave” është realitet, gjë e cila është humbje dhe devijim.

Shpërndaje: