Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (31 B), min: 15:30
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë i lejohet burrit që të joshë nga trupi i gruas së tij?
Përgjigje: Atij nuk i lejohet të ketë seks anal me të (kurrë) dhe atij nuk i lejohet të ketë seks vaginal me të gjatë ciklit të saj menstrual dhe lehonisë. Ky është rregulli. Sepse Allahu ka thënë:
وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ فَمَنِ ابْتَغَى وَرَاء ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْعَادُونَ
“Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale). Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to. E kush kërkon përtej kësaj, atëherë mu këta janë që kalojnë caqet.”1