Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/node/%205844
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një person fluturoi për të bërë umren. Para se të arrijë te mikati e zuri gjumi dhe u zgjua kur aeroplani kishte zbritur. A detyrohet me diçka?
Përgjigje: Obligimi i tij ishte që të merr një makinë nga aeroporti dhe të kthehet me makinë përsëri te mikati dhe të hyjë në ihram nga aty. Edhe pse umreja është e vlefshme në qoftë se hynë në ihram pas mikatit, personi është i detyruar që të paguaj dëmshpërblim për shkak se ka braktisur një obligim, në këtë rast hyrjen në ihram nga mikati. Ai duhet të therë një dele dhe t’ia shpërndajë mishin të varfërve në harem. Nëse ai nuk mund ta bëjë këtë, ai duhet të agjërojë dhjetë ditë.