Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Bekr es-Sidiku ishte sahabiu më i ditur

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Fataua el-Irakijjeh (1/113)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Asnjë dijetar i njohur mysliman nuk ka thënë se Aliu ishte më i ditur dhe më fekih se Ebu Bekri dhe Umeri apo sa vetëm Ebu Bekri. Ai që thotë se ka konsensus mbi këtë, ai u përket njerëzve më injorantë dhe më gënjeshtarë.

Në fakt, disa dijetarë kanë shpallur konsensus se Ebu Bekri ishte më i ditur se Aliu. Një prej tyre është Imam Mensur bin Abdil-Xhabar es-Sam’ani el-Maruazi nga imamët Shafei të Ehl-us-Sunnetit. Në librin e tij ”Takuim-ul-adile alel-Imam” ai përmend se si dijetarët e Ehl-us-Sunnetit janë unanim se Ebu Bekri ishte më i ditur se Aliu. Unë nuk jam në dijeni që ndonjë imami i njohur të ketë kontestuar. Si mund ta bëjë këtë kur Ebu Bekri e kishte zakon të japë fetva, urdhëronte në të mirë, ndalojnte nga e keqja, gjykonte dhe predikonte në prezencën e profetit (salAllahu alejhi ue selem)? Ai e bëri këtë, ndër tjera, kur ai dhe profeti (salAllahu alejhi ue selem) thirrën në islam, emigruan dhe ishin së bashku gjatë ditës së Hunejnit. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte vetëm i heshtur dhe pranonte atë që Ebu Bekri thoshte. Këtë merita nuk i kishte askush tjetër përveç Ebu Bekrit.

Kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) konsultohej me dijetarët dhe shokët me ndikim, ai e bënte këtë në radhë të parë me Ebu Bekrin dhe Umerin. Këta dy burra ishin ata që flisnin dhe jepnin mësim në prezencën e të dërguarit e Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Një shembull është konsultimi i profetit (salAllahu alejhi ue selem) rreth të zënëve rob gjatë luftës të Bedrit. Të parët që folën ishtin Ebu Bekri dhe Umeri.

Shpërndaje: