Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Hanife dhe të ashtuquajturit Hanefitë

Imam Ali bin Ala-id-Din bin Ebil-´Izz el-Hanefi (v. 792)

Burimi: “Sherhul-‘Akidetit-Tahauijjeh”, 386-387

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Thëniet e selefëve, që pohojnë se Allahu është lartë, janë jashtëzakonisht të shumta. Ndër të tjera Shejkh-ul-Islam Ebu Isma’il el-Ansari transmetoi në librin e tij “el-Faruk” nëpërmjet Ebu Muti ‘el-Balkhit i cili tha:

“E pyeta Ebu Hanifen në lidhje me atë që thotë se ai nuk e di nëse Zoti i tij është mbi qiell apo në tokë. Ai tha: “Ai ka blasfemuar (ka dalë nga feja), sepse Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.”1

Arshi i tij është mbi shtatë qiejt.” I thashë se personi thotë se Ai është ngritur mbi arsh, por ai nuk e di nëse arshi është mbi qiell apo në tokë. Ai tha: “Nëse ai e mohon se Allahu është mbi qiell, ai ka blasfemuar sepse Allahu (Te ala) është më së larti. Atij i lutemi nga poshtë, e jo nga lart.”2

Nuk duhet kthyer kokën për ata Hanefitë të cilët e mohojnë se Allahu është lart. Disa sekte, duke përfshirë Mu’tezilitë, ja asocijojnë veten Ebu Hanifes. Megjithatë, ata nuk pajtohen me shumë nga akideja e tij. Në mënyrë të ngjashme, ka njerëz që ia asocijojnë veten Malikut, Shafiut, Ahmedit ndërsa ata njëkohësisht shkojnë kundër shumë prej akides të tyre. Tregimi ku Ebu Jusufi i kërkoi Bishr el-Marisit që të pendohet nga mohimi se Allahu është mbi Arsh është i njohur dhe është transmetuar nga Ibn Ebi Hatim dhe të tjerët.


1 20:5

2 el-Uluvv, fq. 103, nga edh-Dhehebi.

Shpërndaje: