Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Hanife në lidhje me afërsinë e Allahut

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 64-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E teta është se në librin “el-Fikh el-Ekber” thuhet:

“Afërsia dhe largësia e Allahut nuk kanë për qëllim largësinë e distancës, por në nderimin dhe poshtërimin. I binduri ndaj Allahut është afër Tij pa ndonjë imagjinim se si. I pabinduri është larg Allahut pa imagjinim se si.”1

Ky është një lloj interpretimi i argumenteve që përcaktojnë afërsinë e Allahut tek robërit e Tij besimtarë, sikurse që flet ajeti:

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ

“Kur të pyesin ty robërit e Mi për Mua, thuaju se Unë jam afër.”

Ska dyshim se me argumentet e sheriatit dhe logjikës dihet se Allahu është mbi qiell, kështu që banorët e qiellit janë më afër Tij se sa banorët e tokës. Aq më lartë profeti (salAllahu alejhi ue selem) u ngrit gjatë Miraxhit, aq më afër iu afrua Allahut. Të demantosh këtë lloj afërsie dhe të thuhet se të gjitha krijesat janë aq afër, është një lloj mohimi.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehull) thotë:

“Këta njerëz nuk e pohojnë asnjë afërsi të vërtetë. Ai që beson se afërsia e të afërmëve dhe robërve të Allahut ndaj Tij është vetëm një formën e shpërblimit të Tij dhe mirësisë, është një mohues dhe refuzues i së vërtetës.”3

Shejkh-ul-Islami (rahimehullah) gjithashtu tha:

“Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati besojnë se Allahu është mbi arsh, dhe se bartësit e arshit janë më afër Zotit se të tjerët, se engjëjt në qiellin e shtatë janë më afër Allahut se sa ata që janë në qiellin e gjashtë, se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) iu afrua gjithnjë më afër Zotit të tij ndërsa ai ngritej në qiejt dhe se ngritja e tij nuk ishte vetëm një krijesë prej krijesave. Gjithashtu, ata mendojnë se shpirti i adhuruesit i afrohet Allahut kur ai është në sexhde edhe pse ai është në tokë. Këtë e tregojnë tekstet e Kur’anit.”4

Kjo dëshmon se thënia në librin “el-Fikh el-Ekber” devijon nga besimi i Ehl-us-Sunnetit prandaj ne e pastrojmë Imam Ebu Hanifen (rahimehullah) nga kjo.

Shihni se si ky libërth në gjashtë faqe përmban disa gjëra që shkojnë kundër besimit të Selefëve dhe Ehl-us-Sunnetit. A është e mundur që ajo të jetë shkruar nga një imam shumë i madh në dije , i cili madje takoi disa sahabij dhe tabiin të mëdhenj? Në të vërtetë është e drejtë e Imam Ebu Hanifes që ta pastrojmë emrin e tij nga ky libër dhe përmbajtja e tij që kundërshton besimin e Selefëve.


1 El-Fikh el-Ekber, fq. 306

2 2:186

3 Mexhmu-ul-Fataua (6/12).

4 Mexhmu-ul-Fataua (6/7).

Shpërndaje: