Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Ahkam-ul-Ghina, fq. 6
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Medhhebi i Ebu Hanifes është medhhebi më i ashpër lidhur me këtë çështje dhe mendimi i tij është mendimi më i rrepti. Pasusit e tij u shprehën në mënyrë specifike dhe thanë se të gjitha llojet e muzikës janë të ndaluara, duke përfshirë flautin, dajren dhe borinë. Ata shprehimisht thanë se kjo është mëkat dhe obligon daljen nga devotshmëria. Përveç kësaj, pasojat janë që dëshmia e tij refuzohet. Më e qartë se kjo është se ata besojnë se është mëkat i rëndë dëgjimi i muzikës dhe të joshurit me të është kufër.