Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Hanife në lidhje me shikimin në Allahun

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 62-64

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Së shtati, thuhet në “El-Fikh el-Ekber”:

“Allahu (te ala) do të shihet në jetën e ardhshme dhe besimtarët do ta shohin Atë me sytë e tyre kur ata janë në xhenet. Kjo është e vërtetë dhe në pajtim me tekstet e Kuranit dhe Sunnetit. Kurse në fund të citimit thotë: “nuk ka distancë mes Tij dhe krijesave”1, e kjo është në përputhje me besimin e Esharive që thonë se Allahu do të shihet pa drejtim. Me këtë, shikuesi as nuk do ta shohë Allahun para tij, pas tij, në të djathtë të tij, në të majtë të tij, mbi të ose poshtë tij. Ata thonë se shikimi është i mundur edhe pa takim, drejtim dhe distancë. Bazuar në atë tekst, shpjeguesi i librit ka ndërtuar mbi mendimin e Esharive që Allahu do të shihet pa drejtim.

El-Kari ka thënë:

“Nuk do të ketë distancë midis Tij dhe krijesave të Tij. Do të thotë pa afërsi dhe pa distancë, pa ndërlidhje dhe pa distancë.”2

Ky është besimi i Maturidive.

Ebu Mensur el-Maturidi ka thënë:

“Nëse dikush pyetet se si, do të shihet Allahu, përgjigja është se Ai do të shihet pa e ditur mënyrën se si. Sepse mënyra se si shihet i përket asaj që posedon formë. Allahu do të shihet pa përshkrim ose ulje, mbështetje ose qëndrim varur, i lidhur ose i ndarë, përpara ose prapa, i gjatë apo i shkurtë, dritë apo errësirë, pa lëvizje apo me lëvizje, me prekje ose larg, brenda ose jashtë.”3

Ne e shohim se pohimi i shikimit pa drejtim është besimi i Esharive dhe Maturidive. Ebu Hanife (rahimehullah) nuk ka të bëjë fare me të. Si do të kishte një mendim që erdhi shumë kohë pas vdekjes së tij? Përveç kësaj, ky mendim shkon kundër besimit të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

“Besimi i këtyre njerëzve se Allahu do të shihe përveç se pa u takuar dhe pa drejtim, bën që ata të jenë të vetëm në këtë perceptim në tërë umetin. Shumica e njerëzve të mençur mendojnë se besimi i tyre është padyshim i pavlefshëm, ndërsa transmetimet e shumta të profetit i refuzojnë ata.”4

Ibn Ebil-Iz el-Hanefi ka thënë:

“A është e arsyeshme që shikimi të ndodhë pa u takuar? Ai që thotë se Allahu do të shihet pa drejtim, duhet të kontrolloj mendjen e tij. Ndoshta, ai është kokëfortë dhe vuan nga një defekt në mendje. Nëse ai thotë se Allahu nuk do të shihet nga pjesa e përparme apo nga prapa, djathtas ose majtas, nga lart poshtë, ai refuzohet nga të gjithë njerëzit me natyrshmëri të shëndoshë që e dëgjojnë atë.”5


1 El-Fikh el-Akber, fq. 304

2 Sherh el-Fikh el-Akber, fq. 119

3 Kitab-ut-Teuhid, fq. 85

4 Mexhmu-ul-Fataua (16/84).

5 Sherh el-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 153

Shpërndaje: