Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/35)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari ka thënë:
285 – Ajjash na tregoi: Abdul-A’la na tregoi: Humejdit na tregoi, nga Bukejr, nga Ebu Rafi, nga Ebu Hurejra i cili ka thënë:
“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) më takoi duke qenë unë xhunub. Ai më kapi për dore dhe unë eca me të derisa u ul. Pastaj unë u largova dhe u ktheva në shtëpi dhe u pastrova. Pas kësaj unë u ktheva tek ai. Ai ishte i ulur dhe tha: “Ku ishe o Ebu Hirr?” Unë i tregova atij (si isha xhunub). Ai tha: “Subhan Allah! O Ebu Hirr! Besimtari kurrë nuk bëhet i papastër.”
Që të dy Ebu Hirr dhe Ebu Hurejra janë emrat e Ebu Hurejres (radijAllahu anhu). Përndryshe, emri i tij ishte Abdurr-Rrahman bin Sakhr. Ai u emërtua me emrin Ebu Hurejra sepse ai e kishte zakon të fuste në mëngë një mace të vogël. Dukej sikurse ata ishin miq. Disa njerëz janë miq me macet. Disa më kanë treguar se macet flenë pranë këmbëve të tyre në shtrat. Nëse një kacabu vjen ajo e mbytë atë me kthetrën e saj. Nëse një mi ose një hardhucë vjen ajo e bënë të njëjtën gjë. Maca është një roje që nuk fle. Kjo i përket mesazhit të Allahut që Ai lejon një mace të jetë mik me një njeri. Megjithatë, kjo nuk është e çuditshme. Ka kafshë që kanë një miqësi të fortë me njerëzit.
Hadithi dëshmon gjithashtu se është e lejuar për personin i cili është xhunub të ecë në mesin e njerëzve.