“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Edhe gruaja është e obliguar të ketë dituri mbi menhexhin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: http://z-salafi.com/v2/action?s_menu=23&

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë thua për atë i cili thotë se nuk është e obligueshme për femrat që të mësojnë çështjet që kanë të bëjnë me menhexhin dhe se ajo është e detyruar të mësojë vetëm Teuhidin?”

Përgjigje: “Ajo është detyruar me atë që është i detyruar edhe mashkulli. Ajo duhet të mësojë dije që ka të bëj me akiden, adhurimet, ahlakun (moralin), mirësjelljen dhe gjëra të tjera. Pra, ajo është e detyruar të mësojë atë që është i detyruar të mësojë edhe mashkulli. Dituria është e ndarë në dy lloje: Obligim individual dhe obligim i përgjithshëm.

Obligimi individual i përfshinë të gjithë ata që janë të obliguar me kryerje të detyrave fetare, qofshin ata meshkuj apo femra.

Ndërsa, obligimin e përgjithshëm nëse një pjesë e njerëzve e kryejnë, atëherë të tjerët lirohen nga përgjegjësia. Nuk është e lejueshme për gruan të mos studiojë shkencat e sheriatit. Përkundrazi, ajo duhet përkrahur që ta mësojë fenë për veten e saj dhe t’i mësoj edhe të tjerat më pas.”

Shpërndaje: