Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Edukata e nxënësit të dijes në lidhje me ushqimin

Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ibrahim bin Xhema’ah el-Hamaui (v. 733)

Burimi: Tadhkirat-us-Sami uel-Mutakallim fi Adab-il-Alim uel-Muta’al-lim, fq. 77

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një nga faktorët më të mëdhenj që ndihmon nxënësin të punojë, të kuptojë dhe të jetë gjithmonë i interesuar për studime është që ai të ha pak nga ushqimi hallall.

Esh-Shafi’i ka thënë:

“Unë nuk jam ngopur qe 16 vite.”

Kjo është për shkak se personi që ha shumë duhet të pijë shumë. Pirja e shumtë shpie në gjumë, budallallëk, përtaci, në dobësimin e shqisave dhe në dembelizëm. Përveç kësaj, është e urryer sipas sheriatit që të hash shumë dhe se kjo e ekspozon trupin në rrezik nga sëmundjet.

Asnjë nga eulijatë e Allahut ose imamët dijetarë nuk ishin të njohur për të ngrënë shumë dhe askush nuk është lavdëruar për këtë. Janë vetëm kafshët të cilat lavdërohen për ngrënien e shumtë pasi që ato përdoren për punë.

Shpërndaje: