Imam ‘Abdurr-Rrahman bin el-Xheuzi el-Hanbeli (d. 597)
Burimi: Ahkamun-Nisa, fq. 134-136
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Aishja radijAllahu anha ka thënë: “Erdhi një lypëse tek unë me dy vajzat e saj. E vetmja gjë që mund ta gjej për të, ishte një hurme. Ia dhashë hurmën, ndërsa ajo e mori atë, e ndau në dy pjesë dhe ua dha dy vajzave të saj, pa ngrënë asgjë vetë. E më pastaj ajo u ngrit dhe shkoi. Kur erdhi i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, unë i tregova për atë që ndodhi, atëherë ai salAllahu alejhi ue selem tha:
من ابتُلِيَ من هذه البنات بشيء فأحسن إليهن كن له ستراً من النار
“Ai që vihet në sprovë me vajza në ndonjë mënyrë dhe i trajton mirë, përmes tyre do të mbrohet nga zjarri.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ebu Hurejra radijallahu anhu transmeton se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
مَن كان له ثلاث بنات فصبر على إيوائهن وضرّائهن وسرّائهن، أدخله الله الجنةَ بفضل رحمته إياهنَّ، فقال رجل: أو اثنتان يا رسول الله؟ قال: أو اثنتان، فقال رجل: أو واحدةٌ يا رسول الله؟ قال: أو واحدة.
“Kushdo që ka tri vajza dhe duron me vështirësitë e tyre, ditëve me bollëk dhe kohëve me skamje, Allahu do ta fusë atë në Xhenet për shkak të mëshirës së Tij ndaj tyre.” Atëherë një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut! Edhe nëse janë dy?” Ai tha: “Edhe nëse janë dy.” Një burrë tjetër tha: “O i Dërguari i Allahut! Nëse është vetëm një?” Ai tha: “Edhe nëse është vetëm një vajzë.” Hakimi (4/177).
Ebu Sa’id el-Hudrij radijAllahu anhu transmeton se i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا يكون لأحد ثلاث بنات، أو ثلاث أخوات، أو أختان، فيتقي الله فيهن، ويحسن إليهن، إلا دخل الجنة
“Nuk i janë dhënë dikujt tri vajza ose tri motra, dy vajza ose dy motra, ia ka frikën Allahut ndaj tyre dhe i trajton mirë ato, ai do të hyn në Xhenet.” Buhari në “Edebul-Mufred” (1/163) dhe Tirmidhiu (6/39).
Ibn Abbasi radijallahu anhu transmeton se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
ما من مسلم تدركه ابنتان، فيحسن صحبتهما إلا أدخلتاه الجنة
“Nuk ka mysliman të cilit i janë dhënë dy vajza dhe kujdeset mirë për to, veçse ato do ta fusin atë në Xhenet.” Buhariu në “Edebul-Mufred” (1/165).