Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205829
Përktheu: Valdet Gashi
Agjërimi e edukon agjëruesin në mënyrë që ai të kujdeset për dëgjimin e tij, shikim e tij dhe fjalimin e tij në mënyrë që ato ta karakterizojnë atë dhe në mënyrë që ai ta urren atë që e kundërshton atë. Ky edukim është një nga dobitë e agjërimit. Agjëruesi rritet (në aspektin fetar) dhe pastaj vazhdon të jetojë në atë mënyrë. Kjo është një nga dobitë më të mëdha të agjërimit. Nëse agjërimi nuk e edukon agjëruesin në këtë mënyrë, agjërimi është i pasaktë dhe i padobishëm. Rrjedhimisht agjërimi është vetëm një përpjekje e pavlerë. Muslimani duhet të mendojë për këtë.
Agjërimi gjithashtu e edukon agjëruesin që të mos jepet pas çdo gjëje që ajo dëshiron dhe t’i kushton rëndësi të madhe ushqimit, pijeve dhe ëmbëlsirave. Ai duhet të ha pak dhe të pi pak. Kjo është më e dobishme për shëndetin dhe adhurimin e tij. Ngopja dhe epshet e pengojnë njeriun që t’i bindet Allahut (azze ue xhel) dhe madje mund ta shtyjë atë të mëkatojë. Prandaj njeriu nuk duhet të ha dhe të pi shumë.
Kur të hyjë Ramazani disa njerëz fillojnë të mbledhin disa ushqime të ndryshme, pije dhe tundime. Është sikurse Ramazani ka ardhur për hir të tundimit. Ramazani është në fakt për adhurim, agjërim dhe reduktimin e ushqimit dhe pijeve. Kjo e ndihmon personin të adhurojë Allahun dhe të ngushton rrugën e shejtanit në trupin e tij. Nëse ai i kushton rëndësi të madh ushqimit, pijeve dhe tundimeve, ai e ndihmon shejtanin ta rrethojë atë dhe ta josh atë në mëkat. Nuk them që kjo është e ndaluar, por është më mirë për personi pavarësisht nëse është Ramazan apo jo njeriu duhet të ha dhe të pi mesatarisht.
Allahu (te ala) ka thënë:
وكُلُواْ وَاشْرَبُواْ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ
“Hani e pini, por mos shpërdoroni me marrëzi e pa masë. Sigurisht Allahu nuk i do shpërdoruesit (e ata që e tejkalojnë masën).”1
Muslimi është mesatar kur ha dhe pi dhe veçanërisht në Ramazan që është muaji i adhurimit. Kur ai ha dhe pi deri sa të ngopet, ai bëhet i plogësht dhe si rezultat shumica e kohës së tij do të shkojë në gjumë dhe neglizhim. Pasi që ai e bën Ramazanin muaj të tundimeve, ai nuk përfiton asgjë prej tij.
1 7:31