Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Eduko dhe formoj fëmijët kur ata janë të vegjel

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Djali im më shqetëson me fjalë ndonjëherë dhe ndonjëherë nuk e falë namazin. Unë nuk mund tia dal dot me të. A të lutem kundër tij duke pasur parasysh se ai më thotë se ”Nësë dëshiron lutu si të duash”. Çfarë na këshillonë?

Përgjigje: Vëllezër! Shumica e prindërve i neglizhojnë fëmijët e tyre. Ata nuk i edukojnë fëmijët. [ Zëri i paqartë]. Ata presin me edukimin ndaj tyre deri sa të rriten ata. Kjo është gabim. Ti duhet ti edukosh dhe ti formosh ata që nga fillimi dhe edukoji ata në fe dhe urdhëroji ata që të kujdesen ndaj namazit.

”Urdhëroni fëmijët tuaj që ta falin namazin kur janë shtatë vjeç dhe rrahni ata për të kur ata janë dhjetë vjet dhe ndani shtretërit e tyre.”

Të presësh derisa të rriten ata bëhet vështirë. Nuk do të mundesh ta bësh këtë. Por në qoftë se i edukon fëmijët që nga fillimi dhe je me të, Allahu (Azze ue Xhel) i udhëzon ata. Sepse ju keni bërë atë që është e nevojshme.

Mos u lut kundër tij. Lute Allahun që ta udhëzojë atë. Allahu është afër dhe u përgjigjet lutjeve. Lute Allahun që ta udhëzojë atë në vend se të lutesh kundër tij.

Shpërndaje: