Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Edukoni fëmijët nga vegjëlia me namaz dhe agjërim

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14340527.mp3

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si mund t’i edukojmë fëmijët që të falen dhe të agjërojmë për hir të Allahut, e jo që këto t’i bëjnë si zakon?

Përgjigje: Ti je i obliguar t’i edukosh ata që të falen, ta adhurojnë Allahun sinqerisht dhe të kërkojnë dituri të dobishme që në vegjëli. Mos diskutoni gjërat si zakon, por bëjini atë që jeni të urdhëruar:

“Urdhëroni fëmijët tuaj për namaz në moshën shtatëvjeçare ndërsa në moshën dhjetë vjeçare rrihni nga pak (nëse nuk falen) dhe ndajini mes veti nga shtretërit.”

Nëse ti vepron kështu Allahu (xhela ue ala) do t’ua lehtësojë dhe do t’ua bëjë atë adhurim për hir të Tij e jo zakon. Kështu ata do të ndjehen rehat me të (namazin dhe adhurimet tjera) dhe do ta bëjnë atë me kënaqësi si adhurim.

Shpërndaje: